By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjendje e rënduar nga zjarret pyjore në Parkun Kombëtar “Sharri”, kërkohet ndihma e KFOR-it
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjendje e rënduar nga zjarret pyjore në Parkun Kombëtar “Sharri”, kërkohet ndihma e KFOR-it
Maqedoni

Gjendje e rënduar nga zjarret pyjore në Parkun Kombëtar “Sharri”, kërkohet ndihma e KFOR-it

admin
Last updated: 12/08/2024 14:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shuarja e zjarrit dhe parandalimi i përhapjes së tij deri me tani ka qenë i pamundur në zonën e Prevallës ka njoftuar Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Sipas kësaj agjencie, gjendja është e rënduar në Parkun Kombëtar “Sharri” si pasojë e zjarreve pyjore, dhe është kërkuar ndihma e KFOR-it.

Në njoftimin e AMMK-së thuhet se zjarri po vazhdon të përhapet në drejtim të fshatit turistik të Prevallës.

“Shuarja e zjarrit dhe parandalimi i përhapjes së tij deri më tani ka qenë i pamundur për shkak të konfiguracionit të terrenit, erërave të forta dhe pamundësisë së intervenimit të zjarrfikësve me automjete përkatëse për shuarjen e zjarreve. Si pasojë zjarri po vazhdon të përhapet edhe më tutje në drejtim të fshatit turistik të Prevallës dhe tashmë ka përfshirë edhe zonën strikte të natyrës “Maja e Arnenit””, thuhet në njoftim.

Aty sqarohet se gjatë ditës, drejtori i DAPK “Sharri”, Bajram Kafexholli, ka realizuar një takim edhe me përfaqësuesit e KFOR-it nga të cilët tash e disa ditë është kërkuar intervenimi me helikopter për shuarjen e zjarrit, raporton Telegrafi.

“Përfaqësuesit e KFOR-it, kanë thënë që janë duke monitoruar gjendjen dhe duke analizuar mundësitë e intervenimit”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është bërë e ditur se të hënën ka vazhduar monitorimi i zjarreve ne zonën e Oshlakut dhe Prevallës në territorin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, dhe se bashkë me stafin e DAPK “Sharri”, në monitorimin dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit, janë angazhuar edhe mbi 20 zjarrfikës nga brigada e zjarrfikësve të Prizrenit, një ekip i Policisë së Kosovës nga stacioni i Prizrenit, dhe disa vullnetarë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarët e FSK-së për të bërë vlerësimin e situatës për ndërmarrjen e masave për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij”, thuhet në njoftim.

Ka disa ditë që zjarret kanë përfshirë këtë zonë dhe Komuna e Prizrenit të dielën ka njoftuar se është formuar Shtabi Emergjent për shuarjen e tyre.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kapet duke marrë 500 mijë dollarë ryshfet, Ukraina arreston zëvendësministrin e energjisë
Next Article Van Dijk jep një përditësim shqetësues kur pyetet për të ardhmen e tij tek Liverpooli

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?