By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filloi debati plenar për ribalancin e Buxhetit për vitin 2024
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filloi debati plenar për ribalancin e Buxhetit për vitin 2024
Maqedoni

Filloi debati plenar për ribalancin e Buxhetit për vitin 2024

admin
Last updated: 12/08/2024 15:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Kuvendi në kuadër të mbledhjes së 12-të e filloi debatin për ribalancin e Buxhetit për vitin 2024 i cili mund të zgjasë më së shumti tri ditë. Me Propozimin fillestar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024 të ardhurat e përgjithshme ishin planifikuar në nivel prej 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej  362,8 miliardë denarë. Rritja e PBB-së është projektuar në 2,1 për qind, inflacioni në nivel prej 3,5 për qind, ndërsa deficiti i buxhetit në 4,9 për qind. Komisioni për financim dhe buxhet gjatë debatit për amandamentet për ribalancin e Buxhetit pranoi dy amandamente, për pagesën e administratorëve të cilët ishin përfshirë në zbatimin e zgjedhjeve të këtij viti, si dhe për reklamim të paguar politik.

Me amanadamentin e parë të miratuar janë paraparë 318 milionë denarë për administratën zgjedhore, ndërsa me të dytin 32,169 milionë denarë për reklamim të paguar politik, mjete të cilat janë të dedikuara për pagesë të detyrimeve ligjore.

Siç informon në ekspozenë ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska, gjithashtu, Qeveria përmes rialokimit siguroi mjete për më shumë komisione, agjenci, këshilla, inspektorate, ministri dhe komuna, si dhe për avokatin e popullit dhe për shënimin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ribalancin e Buxhetit për vitin 2024 Dimitrieska Koçoska e vlerësoi si përpjekje të Qeverisë së re që të sigurojë likuiditet për servisim të rregullt të të gjitha detyrimeve deri në fund të vitit njëkohësisht me sigurim të  funksionimit normal të institucioneve dhe realizim të projekteve të cilat kanë dinamikë adekuate.

“Me ribalancin e propozuar korrigjojmë lëshimet e bëra me Buxhetin fillestar, siç janë mjetet e planifikuara të pamjaftueshme për të drejtat që parashikohen me ligj, fondet për servisimin e detyrimeve të vonuara dhe mjetet për mbështetjen e ekonomisë. Kjo nënkupton sigurimin e rregullt të pagesave të pagave, të cilat do të harmonizohen sipas ligjit në shtator, sigurimin e pagesës së rregullt të pensioneve dhe realizimin e premtimit tonë zgjedhor për rritje lineare të pensioneve në shtator, shlyerjen e obligimeve dhe mos vonesa të tyre”, tha Dimitrieska Koçoska.

Këtë, siç tha, e kërkon ekonomia, në të cilën krahas kredisë së favorshme të paralajmëruar për realizim të investimeve do të injektohen gjashtë miliardë denarë përmes angazhimit të tyre në realizimin e projekteve në nivel lokal.

“Ai është një prej faktorëve me të cilët duam ta mbështesim ekonominë, e cila siç tregojnë të dhënat shënoi rezultate të dobëta në gjysmën e parë të vitit”, potencoi Dimitrieska Koçoska.

Paraprakisht pa debat Kuvendi i miratoi gjashtë pikat e para të rendit të ditës së seancës.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjithsej 250 raste me Kovid-19 në korrik në vend
Next Article Deputetët e Frontit Evropian lëshojnë seancën e 12-të të Kuvendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?