By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stojanoski: Nga shtatori rritje lineare e pensioneve për 2.500 denarë, në mars po aq rritje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Stojanoski: Nga shtatori rritje lineare e pensioneve për 2.500 denarë, në mars po aq rritje
MaqedoniTOP LAJM

Stojanoski: Nga shtatori rritje lineare e pensioneve për 2.500 denarë, në mars po aq rritje

admin
Last updated: 12/08/2024 18:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Me ribalancin e Buxhetit për vitin 2024 janë paraparë pesë miliardë denarë për pensione ose 2.500 denarë plus për 300.000 pensionistë. Nga shtatori, të gjithë pensionistët do të marrin në mënyrë lineare nga 2.500 denarë dhe kjo nuk do të jetë ndihmë e njëhershme, por zgjidhje sistematike me të cilën duke përfshirë rritjen nga 2.500 denarë shtesë në mars të vitit të ardhshëm, secili pensionist do të marrë 5.000 denarë, thotë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.

Gjatë debatit parlamentar, Stojanoski i cili në detaje foli për projeksionet, paralajmëroi se buxheti i ri për vitin 2025 tashmë është duke u përgatitur i cili do të tregojë sjelljen e një elite krejtësisht të re politike, prioritet i së cilës janë qytetarët dhe ekonomia.

“Ky ribalanc është dëshmi e sjelljes kataklizmike të pushtetit të kaluar dhe vjedhjes epike të popullit. Me të ne vetëm po përpiqemi të rishpërndajmë mjetet e dobëta apo të parealizuara, për të pritur fundvitin në një gjendje sa më normale. Po përgatitet një buxhet i ri për vitin 2025, në të cilin do të përfshihen të gjitha prioritetet e qeverisë, ndërsa në fokus do të jetë tek njerëzit dhe ekonomia. Do të tregojmë zenitin e sjelljes së elitës së re politike, për të cilën qytetarët dhe zhvillimi i ekonomisë janë në vend të parë. Ndërkohë, mjetet do të dedikohen para së gjithash për investime kapitale”, theksoi Stojanoski.

Ai rikujtoi se me ribalancin janë paraparë dhe 100 milionë euro për komunat, një miliard denarë për pagesë në zona, 322 milionë për KSHZ-në, gjegjësisht për pagesat në borde dhe media, 644 milionë për ushqime dhe bursa studentore, 5,1 miliardë denarë për obligime kreditore të disa viktimave, 600 milionë për pagesë sipas vendimeve gjyqësore, 1,7 miliardë për subvencione, 550 milionë për vauçerë për sport.

“Në Buxhet nuk janë llogaritur mjete për paga të shumë institucioneve, as nuk është paraparë plotësisht shumë për pagesën e pensioneve”, theksoi Stojanoski sipas të cilit Qeveria re deri në fund të vitit do të planifikoj t’i mbledhë 130 milionë në bazë të ardhurave.

Fjalën e mori edhe Malisha Stankoviq i cili theksoi se Buxheti dhe ribalanci duhet të ndahen. Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë për ribalancin.

“Nuk mund të presim mrekulli nga ribalanci. Ky është muaji i tetë në të cilin tashmë janë shpenzuar 71 për qind e buxhetit. Tani ne vetëm po i përshtatemi situatës në mënyrë që deri në fund të vitit të dalim nga skenari aktual. Në këtë ribalanc nuk ka asnjë zë që nënkupton shpenzime të kota”, tha Stankoviq i cili siç përmendi, edhe pse e dinte se buxheti ishte i keq, nuk e priste një “vrimë” prej 40 miliardë denarë.

Në debatin e përgjithshëm i pari foli deputeti Dimitar Kovaçevski nga LSDM-ja i cili tha se partia e tij dhe koalicioni nuk do të mbështesin ribalancin.

Më herët ekspoze kishte ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Deputetët momentalisht janë në pauzë, ndërsa, siç tha kryetari i Kuvendit Afrim Gashi seanca do të vazhdojë pas orës 18:00.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kovaçevski: LSDM dhe koalicioni nuk do ta mbështesin ribalancin
Next Article Mbetje të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës, reagon Drejtoria e Doganave: Po bashkëpunojmë me OLAF për të lokalizuar ngarkesën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?