By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reformat në gyjqësor përplasin VMRO-në dhe LSDM-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Reformat në gyjqësor përplasin VMRO-në dhe LSDM-në
Maqedoni

Reformat në gyjqësor përplasin VMRO-në dhe LSDM-në

admin
Last updated: 12/08/2024 19:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në se nuk qëndron pas premtimeve të saj për të shkarkuar Këshillin gjyqësor dhe Këshillin e prokurorëve. Sipas partisë opozitare, Mickoski dhe partia e tij premtojnë diçka tjetër para ndërkombëtarëve dhe zbatojnë diçka tjetër brenda vendit. Sipas partisë së Filipçes, kjo është pjesa për të cilën qeveria ka rënë dakord në agjendën reformuese për Planin e zgjerimit e që ka të bëjë me 40 rekomandimet që BE-ja i dha vendit, për reforma në gjyqësor.

“Ndërsa publikisht thotë se “nuk heq dorë nga shpërndarja e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial”, në një dokument zyrtar, të konfirmuar nga Qeveria e Mickoskit, ajo është pajtuar që të ndryshojë “vetëm anëtarët e Këshillit Gjyqësor të cilëve u ka skaduar mandati. Për disa herë radhazi Mickoski thotë një gjë brenda vendit dhe tjetër gjë bën jashtë. Apo ka vendosur të mos planifikojë zbatimin e Marrëveshjes me Komisionin Evropian dhe të braktisë reformat? Kurse reformat në drejtësi janë të mundshme vetëm duke zbatuar 40 rekomandimet e misionit vlerësues të BE-së, me mbështetjen dhe monitorimin e komunitetit ndërkombëtar”, thonë nga LSDM.

Por nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk kanë hequr dorë nga premtimi për shpërndarjen e këtyre dy trupave ndërkohë që thonë se kanë hasur në rezistencë.

“Nuk ka më prokurorë dhe gjykatës që janë në shërbim të elitave biznesore kriminale. Shpërndarja e Këshillit është masë nga e cila nuk heqim dorë. Ky ishte edhe premtimi ynë para qytetarëve për të cilin morëm dhe mbështetje. Ndërkohë duhet të kihet parasysh se rezistenca për këtë hap është më e madhe nga ata që u shërben sistemi i helmuar gjyqësor dhe atyre që u përshtaten institucione me besim më të ulët se 2%.”, theksoi Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE..

VMRO-DPMNE-ja edhe në fushatë kishte thënë se ndryshimi i anëtarëve të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve është i nevojshëm për reforma rrënjësore.

Ekspertët e Bashkimit Evropian pas dy vlerësimeve radhazi të punës së organeve të drejtësisë muaj më parë kishin bërë 40 rekomandime, edhe atë ndryshim në mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit gjyqësor, shkurtim të mandatit 6-vjeçar, përpilim të Kodit të etikës për sjelljen e anëtarëve, rishikim të procedurës për shkarkimin e kreut të Këshillit gjyqësor, vlerësim të procedurës për ngritje në detyrë dhe procedurës disiplinore.

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Editorial / Ku ateroi letra e Ali Ahmetit që ia shkroi Donald Trumpit?

Çavuşoğlu: BE-ja të jetë e sinqertë – Maqedonisë iu kërkua të ndryshojë flamurin dhe emrin, ndërsa tani t’i pranojë se nuk janë maqedonas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pritet përkeqësim i situatës/ Virusi i Nilit ‘tremb’ Europën, dhjetëra infektime
Next Article Nuk kanë të ndalur “skandalet” në BFI/Paditet Myftiu i Myftinisë së Strugës, Adi Murtishi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?