By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndaj MPB është ngritur padi për kaosin e krijuar me dokumentet personale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndaj MPB është ngritur padi për kaosin e krijuar me dokumentet personale
Maqedoni

Ndaj MPB është ngritur padi për kaosin e krijuar me dokumentet personale

admin
Last updated: 12/08/2024 21:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Padia e parë për dëmshpërblim ndaj shtetit është ngritur për shkak të kaosit me dokumentet personale, përkatësisht pasaportave dhe letërnjoftimeve dhe pamundësisë së qytetarëve për të udhëtuar. Kërkohet përgjegjësi nga MPB-ja sepse edhe pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, qytetarëve u janë lëshuar letërnjoftime dhe pasaporta me emrin e vjetër, edhe pse e kanë ditur se duhet t’i lëshojnë me emrin e ri, thotë avokati Qatoski.

“Kërkohet dëmshpërblim për pasaportën e re të lëshuar pa nevojë dhe udhëtimin e humbur. Me pasaportë të re të lëshuar në mënyrë të panevojshme, dua të them se në kohën kur pala ka lëshuar pasaportë me emrin e ri kushtetues, pasaporta e vjetër me emrin e vjetër kushtetues ishte ende e vlefshme dhe nuk kishte nevojë të zëvendësohej. Dhe një veprim i tillë i MPB-së shkaktoi dëm për buxhetin e çdo qytetari, ku detyrohej të nxirrte pasaportë të re”, tha Gligorie Qatoski- avokat.

Në Gjykatën Themelore në Strugë tashmë është caktuar seanca paraprake. Qatoski në shkurt të këtij viti ka paraqitur nismë në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e diskriminimit, por gjykatësit kushtetues ende nuk e kanë dhënë mendimin e tyre.

“Kjo kërkesë ka të bëjë me faktin se qytetarët që në atë kohë posedonin pasaporta me Republikën e Maqedonisë nuk mund të udhëtonin jashtë shtetit, për dallim nga ata qytetarë që posedonin pasaporta me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shkurtpamësia e elitës sonë politike ka sjellë situatë të tillë, ku qytetarët do të përfundojnë duke u dëmtuar me sasi të madhe të mjeteve financiare”, shtoi Gligorie Qatoski- avokat.

Ministria e Brendshme thekson se procesi i dhënies së dokumenteve të udhëtimit dhe letërnjoftimeve është zhvilluar me ritme të përshpejtuara.

“Sipas njoftimit të marrë nga operatori ekonomik Symbolico, oraret bëhen brenda një dite”, thonë nga MPB.

Sa i përket periudhës kohore të lëshimit të dokumenteve të udhëtimit, thonë se ato do të jepen brenda afatit të përcaktuar me ligj.

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Editorial / Ku ateroi letra e Ali Ahmetit që ia shkroi Donald Trumpit?

Çavuşoğlu: BE-ja të jetë e sinqertë – Maqedonisë iu kërkua të ndryshojë flamurin dhe emrin, ndërsa tani t’i pranojë se nuk janë maqedonas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sedat Zulbeari emërohet drejtor tek Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë
Next Article Mexhiti: Ahmeti s’e di kush ka qenë hartues i Marrëveshjes së Ohrit – Pol Uiliams ishte këshilltar i Arbër Xhaferit!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?