By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbulohen shpërblimet që marrin deputetët në Shqipëri për udhëtime, telefona e karburant, paga neto iu shkon mbi katër mijë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zbulohen shpërblimet që marrin deputetët në Shqipëri për udhëtime, telefona e karburant, paga neto iu shkon mbi katër mijë euro
Shqipëri

Zbulohen shpërblimet që marrin deputetët në Shqipëri për udhëtime, telefona e karburant, paga neto iu shkon mbi katër mijë euro

admin
Last updated: 13/08/2024 07:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dyfishimi që deputetët i bënë rrogave të tyre, duke e çuar pagën bruto në 310 mijë lekë [rreth 3,000 euro], e kombinuar edhe me dietat që marrin në Kuvendin e Shqipërisë, bën që në fund të muajit ligjvënësit e Shqipërisë të kenë në llogaritë e tyre bankare mbi 4 milionë lekë [4,000 euro], pas taksave.

Nga një vëzhgim që Top Channel i ka bërë pasqyrave financiare të muajit qershor, ku janë publikuar si rrogat, ashtu edhe dietat e deputetëve, rezulton se një pjesë e mirë e tyre marrin më shumë shpërblime për telefonat, karburantin, hotelin dhe vizitat brenda e jashtë vendit, se sa rrogë për punën e tyre në komisione dhe seancë plenare.

Konkretisht, deputetja e PS-së në qarkun e Fierit, Antoneta Dhima rezulton se në qershor ka marrë një rrogë neto 215 mijë lekë, ndërkohë që përfitimet e tjera (neto) kapin shifrën 254 mijë lekë, duke e çuar totalin në 465 mijë lekë.

Deputeti socialist i Korçës, Ilirjan Pendavinji ka marrë në qershor 225 mijë lekë rrogë pas taksave, ndërsa përfitime të tjera nga dietat 256 mijë lekë, në total 481 mijë lekë.

Nuk mbetet pas edhe Fadil Nasufi, deputeti socialist i Beratit që ka marrë 225 mijë lekë rrogë dhe 240 mijë lekë dieta.

Nuk mbeten mbrapa edhe deputetët demokratë. Lindita Metalia raportohet se ka marrë në qershor rrogën fikse pas taksave 225 mijë lekë, ndërsa dietat e përfituara kanë qenë 220 mijë lekë, në total 445 mijë lekë.

Sorina Koti, deputetja demokrate e Korçës, përveç rrogës 225 mijë lekë, ka marrë gjithashtu edhe 239 mijë lekë dieta, ndërsa Greta Bardeli përveç rrogës 225 mijë lekë, raportohet të ketë marrë në llogarinë e saj bankare edhe 256 mijë lekë dieta.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parashikimi i motit në Shqipëri
Next Article Hapja e urës mbi Ibër, Durimishi thotë se sot pritet publikimi i raportit për stabilitetin e saj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?