By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendësministrave të mëparshëm Huseini, Bajdevska, Bushi dhe Nikolloski u është aprovuar kërkesa për apanazh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendësministrave të mëparshëm Huseini, Bajdevska, Bushi dhe Nikolloski u është aprovuar kërkesa për apanazh
Maqedoni

Zëvendësministrave të mëparshëm Huseini, Bajdevska, Bushi dhe Nikolloski u është aprovuar kërkesa për apanazh

admin
Last updated: 13/08/2024 12:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 gusht – Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme i ka miratuar kërkesat e Enver Huseinit, ish-zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale, Aleksandar Bajdevskit, ish-zëvendësministër për Shoqëri Informatike dhe administratë, Nazim Bushi, ish zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Filip Nikoloski, ish-zëvendësministër i Financave që të marrin apanazh pas përfundimit të marrëdhënies së punës.

Gjithashtu, anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime në seancën e sotme e kanë përcaktuar kërkesën për realizim të pagës pas përfundimit të postit të zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Miki Milkovskit dhe Nexhbedin Ibraimit.

Komisioni sot ka marrë vendim për caktimin e kompensimit të qirasë për deputetet Lidija Petkovska dhe Angelina Petkova. Komisioni ka miratuar edhe vendimin për realizimin e pagesës së largimit pas pensionimit për ish-deputetin Mirosllav Jovanoviq.

Në seancën e sotme anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime e përcaktuan vendimin për shkarkimin e anëtarëve të Komisionit për Agjencinë e Komunikimeve Elektronike. Kjo është shtuar si pikë në rendin e ditës të seancës me propozim të deputetes Eli Panova.

Duke elaboruar pikën e propozuar të rendit të ditës, Panova theksoi se gjatë zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit për Agjencinë e Komunikimeve Elektronike janë përzgjedhur personel që nuk i plotëson kushtet e parashikuara në nenin 16 të Ligjit për komunikime elektronike, si dhe nënvizoi se ka pasur shkelje të vazhdueshme të Ligjit për komunikime elektronike.

Anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime e kanë përcaktuar vendimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor, i cili u vu në rend dite me propozim të deputetit Jovan Jauleski.

Si arsye për shkarkimin Jauleski e ka përmendur shkeljen e dispozitave dhe rregulloreve të miratuara në bazë të ligjit gjatë kryerjes së funksionit.

Kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Gjorgija Sajkoski, ka treguar se ka nënshkruar vendim për ndërprerjen e apanazhit të Jeton Nezirit, ish-anëtar i Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative për marrëdhënie pune të shkallës së dytë, sepse është emëruar drejtor i Ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale” të Shkupit.

E drejta për të marrë pagë edhe pas përfundimit të detyrës është vendosur me vendim të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe për ta ushtruar të njëjtën deri më 18 tetor të vitit 2024. Jeton Neziri është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale” në Shkup, nga 8 gushti. Me vendim është përcaktuar ndërprerja e ushtrimit të së drejtës së apanazhit që nga 7 gushti i këtij viti.

Anëtarët e Komisionit në seancën e sotme e kanë përcaktuar edhe propozim-vendimin për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshllit për ndarjen e çmimit shtetëror “8 Shtatori”. 

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Laporta fajësohet për dështimin e transferimit te Nico Williamsit
Next Article Kroacia goditet nga një tërmet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?