By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Janë lënë të lirë vrasës”, reagon motra e viktimës pas masave të sigurisë për vrasjen e Egli Progës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Janë lënë të lirë vrasës”, reagon motra e viktimës pas masave të sigurisë për vrasjen e Egli Progës
Shqipëri

“Janë lënë të lirë vrasës”, reagon motra e viktimës pas masave të sigurisë për vrasjen e Egli Progës

admin
Last updated: 13/08/2024 14:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Motra e Egli Progës, 42-vjeçarit i cili u vra në Pogradec, ka reaguar pasi gjykata la në burg vetëm njërin prej të akuzuarve.

“Janë lënë të lirë vrasës. Çfarë janë këta persona që lihen të lirë? Po vazhdon të vritet Egli me çdo veprim dhe mosveprim që po kryhet. Kjo është vrasje për herë të tretë. Është vrasje me dashje dhe janë lënë lirë një tufë huliganësh”, tha ajo para mediave.

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Denis Meçen si i dyshuar për vrasjen e Egli Progës, ndërsa për 3 të arrestuarit e tjerë Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guçe ka vendosur detyrim paraqitje.

Ka qenë prokurore Vasjana Postol e cila pasi ka sqaruar gjithë dinamikën e ngjarjes me pasojë vdekjen e 42-vjeçarit Egli Proga, i ka kërkuar gjykatës lënien në burg të autorit Denis Meçe si dhe tre personave të tjerë të arrestuar.

Nisur nga provat paraprake të paraqitura nga akuza, gjykata ka marrë parasysh kërkesën e prokurores së çështjes për Denis Meçen, ndërkohë që për 3 personat e tjerë nuk ka bërë një gjë të tillë duke pranuar kërkesat e avokatëve për masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Denis Meçe akuzohet për vrasje me dashje vetëm tre ditë më parë në qytetin e Pogradecit, pas një sherri që ka pasur në afërsi të një lokali me 42-vjeçarin Egli Proga.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Superkompjuteri parashikon tabelën e La Ligës – zbulohet favoriti absolut, ekipet që sigurojnë Evropën dhe ato që bien nga kategoria
Next Article Dua Lipa pozon me varësen në formë kryqi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?