By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balluku dhe Vëngu inspektim përgjatë vijës bregdetare, forcat e ushtrisë në mbështetje të bashkive për pastrimin e plazheve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balluku dhe Vëngu inspektim përgjatë vijës bregdetare, forcat e ushtrisë në mbështetje të bashkive për pastrimin e plazheve
Shqipëri

Balluku dhe Vëngu inspektim përgjatë vijës bregdetare, forcat e ushtrisë në mbështetje të bashkive për pastrimin e plazheve

admin
Last updated: 13/08/2024 15:48
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në disa prej pikave turistike ku fluksi i vizitorëve është edhe më i lartë, janë shfaqur disa problematika që lidhen me pastrimin.

Për shkak edhe të mungesës së rrugëve tokësore aksesi në këto zona është i vështirë. Bashkitë e Himarës dhe Sarandës kanë nisur punën për pastrimin e këtyre plazheve, të cilat aksesohen përmes detit, ndërsa ekipeve të tyre u janë bashkuar edhe Forcat Detare.

Në terren për të ndjekur nga afër këtë aksion ishte e pranishme Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, të cilët u ndalën në disa prej plazheve, pjesë e bashkisë Himarë dhe Sarandë.

Për të pasur një menaxhim sa më të mirë të vijës bregdetare, dhe veçanërisht të këtyre zonave, Ministri Vëngu e vendosi theksin tek bashkëpunimi mes të gjitha autoriteteve të cilat kanë fushë të veprimit të tyre detarinë. Bashkëpunim i cili përgjatë sezonit turistik duket të jetë edhe më intensiv.

“Është absolutisht e nevojshme që roja bregdetare, sidomos në sezon, të ketë një koordinim shumë të madh me Njësinë Detare të Policisë Kufitare dhe me bashkitë të cilat duhet patjetër të mobilizohen në këto zona që mund të jenë me akses të vështirë, por duhet që patjetër të kenë një kontroll të territorit dhe në këto plazhe që janë shumë të frekuentuara”, u shpreh Pirro Vëngu.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku e cilësoi si të nevojshme ndërhyrjen e forcave të ushtrisë në këto momente për ti dhënë një zgjidhje të shpejt situatës, për shkak të sezonit turistik që po vijon, ndërsa me përfundimin e tij do të bëhet një analizë më e plotë për të përcaktuar masat dhe hapat që do të ndërmerren në vijim.

“Ne e konsiderojmë në këto momente të një rëndësie të veçantë ndërhyrjen e ushtrisë, qoftë nga toka, me trupat që mund të ndihmojnë bashkitë, por qoftë dhe nga deti. Ndërkohë që do të duhet, nga çfarë po kuptohet, që pas përfundimit të sezonit të bëjmë një analizë të mirëfilltë të të gjithë situatës për të nxjerrë mësime nga ky numër i shtuar sepse çdo vit nga sa kuptohet ne arrijmë që të identifikojmë të tjera pika të dobëta që dalin në sipërfaqe. Sezoni i vitit të kaluar u mbyll me sukses, u mituguan të gjitha problematikat që u vunë re gjatë atij sezoni, por këtë vit me një numër të shtuar, një numër ekspansional për Shqipërinë, të vizitorëve, sigurisht ne po zbulojmë pika të tjera të dobëta të cilat nuk kanë qenë shfaqur më parë dhe duhen mitiguar sa më shpjet, brenda këtij sezoni. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur për sezonin tjetër”, tha Balluku.

Në bisedën me kryebashkiakun e Sarandës, Oltion Çaçi, Balluku vlerësoi bashkëpunimin mes pushtetit vendor dhe atij qëndror për ti dhënë zgjidhje situatave të cilat shfaqen në mes të sezonit, ndërsa mos reagimi në kohë mund të sjellë kosto në sektorin e turizimit. Gjithashtu, edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe operatorëve turistik është shumë i rëndësishëm sa i takon administrimit dhe mbajtjes pastër të plazheve.

“Në përfundim të sezonit, në bashkëpunim patjetër me Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me Ministrin Mazniku të Pushtetit Vendor dhe me secilin prej jush, ne duhet të bëjmë një plan të mirëfilltë masash”, bëri të ditur Balluku.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aksidenti tragjik i merr jetën 17-vjeçarit shqiptar në Itali, prindërit e të riut bëjnë gjestin bujar, dhurojnë organet e të birit
Next Article Rusia ka gati planin e luftës me NATO-n, armë bërthamore kundër bazave në Europë, marina e trajnuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?