By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koordinimi i kryetarëve të komunave të Shkupit, në fokus të gjendjes aktuale në kryeqytet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Koordinimi i kryetarëve të komunave të Shkupit, në fokus të gjendjes aktuale në kryeqytet
Maqedoni

Koordinimi i kryetarëve të komunave të Shkupit, në fokus të gjendjes aktuale në kryeqytet

admin
Last updated: 14/08/2024 07:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht – Me nismë të kryetarit të komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski sot në hapësirat e Komunës do të mbahet koordinim me kryetarët e komunave të Shkupit. Tema e konferencës për shtyp, siç është paralajmëruar, do të jetë gjendja aktuale në kryeqytet.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje nga komuna e Aerodromit tha se institucionet janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit ta kryejnë punën për të cilën janë paguar dhe të punojnë në interes të qytetarëve në kryeqytet, në të gjitha komunat, sepse qytetarët e meritojnë. Nëse nuk ka përparim për një javë, siç njoftoi, Qeveria do t’i shqyrtojë mundësitë për marrjen e ingerencave të tyre dhe për zgjidhjen e problemeve, si transporti publik i qytetit dhe higjiena komunale.

“Qytetarët reagojnë çdo ditë. Këtë çështje do ta ngre në seancën e ardhshme dhe do t’u bëj thirrje kompetentëve të “Higjienës Komunale” në qytetin e Shkupit që të punojnë për atë që paguhen, për atë që paguajnë qytetarët, sepse kjo që po ndodh sot në Shkup duket si gjithçka vetëm jo si kryeqyteti i një vendi që është pjesë e Aleancës së NATO-s dhe një vend kandidat për anëtarësim në BE. Ne duhet t’i kemi bërë vetes pyetjen e cila në thelb është e rëndësishme, jo çfarë themi, por çfarë bëjmë në emër të atyre vlerave”, tha Mickoski.

Nëse nuk ka progres, përkatësisht ndryshim të gjendjes së keqe në Shkup, kryeministri njoftoi se këtë çështje do ta hapë në seancën e ardhshme qeveritare.

“Nëse shohim që këtë javë nuk ka asnjë progres në lidhje me këtë çështje, në seancën e ardhshme të qeverisë planifikoj të flas hapur dhe të shkoj një hap më tej në atë që është detyrimi i qeverisë popullore, që është të veprojë në emër të thirrjeve që i marrim çdo ditë nga shkupjanët”, tha Mickoski.

Ai tha se duhet të merret parasysh edhe ideja që secila nga komunat të marrë të drejtën për të krijuar ndërmarrjen e saj komunale dhe të trashëgojë asetet bazë nga NP “Higjiena Komunale”.

Kryeministri Mickoski dhe kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski dje nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me të cilin, ndër të tjera, përcaktohen prioritetet dhe projeksionet e ardhshme të zhvillimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në vend. sa/

 Foto: Arkivi i MIA-s dhe Qeveria 

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti me diell dhe shumë i nxehtë, temperatura deri 41 gradë
Next Article Pa rrymë disa fshatra të Shkupit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?