By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 1.3 milionë euro u mblodhën nga shkyçjet e konsumatorëve të KRU Prishtina – Lidhje ilegale në Bërnicë, Çagllavicë e Kolovicë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 1.3 milionë euro u mblodhën nga shkyçjet e konsumatorëve të KRU Prishtina – Lidhje ilegale në Bërnicë, Çagllavicë e Kolovicë
Maqedoni

1.3 milionë euro u mblodhën nga shkyçjet e konsumatorëve të KRU Prishtina – Lidhje ilegale në Bërnicë, Çagllavicë e Kolovicë

admin
Last updated: 14/08/2024 08:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë 436 shkyçje nga rrjeti i saj, konsumatorëve të cilët kanë pasur borxhe apo atyre që janë kyçur ilegalisht, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe, kompania ka mbledhur borxhe në vlerë prej 1.3 milion euro nga shkyçjet.

Ajo ka theksuar se një porcion të madh të këtyre shkyçjeve e zënë ato ilegale, gjegjësisht 170 prej tyre. Ndërsa, gjatë vikendit, inspektorët kanë zbuluar lidhje ilegale në Bërnicë, Çagllavicë e Kolovicë.

Tutje, Mjeku ka bërë apel te qytetarët që ta shfrytëzojnë ujin për pije dhe higjienë e jo në “destinime të tjera të paarsyeshme”.

“Shkyçje për borxhe kanë qenë 436, shkyçje ilegale 170, vizita për borxhe dhe kontrolle 7800, ndërkaq inkasimi apo mbledhja e borxheve nga shkyçjet është 1.3 milion euro. Ne apelojmë që uji të shpenzohet racionalisht për pije dhe higjienë, nuk kemi ujë për të shpenzuar për destinime të tjera të paarsyeshme. Nuk kemi ujë të pijshëm, sepse uji që ne e marrim në liqene, ai trajtohet në impiante të trajtimit të ujit, nuk duhet ta përdorin në mënyrë të pakontrolluar”, ka thënë Mjeku për EO.

Ajo ka shtuar se KRU “Prishtina” çdo ditë dërgon lëndë tek përmbaruesi i saj privat, për të gjithë borxhlinjtë që kanë mbi 100 euro borxhe.

“Vetëm gjatë vikendit inspektorët tanë kanë zbuluar disa lidhje ilegale në fshatin Bërnicë, ku ka më shumë, në Çagllavicë si dhe në lagjen Kolovica në Prishtinë. Çdo ditë dërgojmë, nuk mund ta them një numër të sakte, mirëpo çdo ditë zyra ligjore merr informacione, i merr kartelat e konsumatorëve, dhe çdo ditë ne dërgojmë lëndë tek përmbaruesit privat për ata që kanë borxhe 100 euro e lartë”, ka thënë Mjeku.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hungaria korrigjon diagramin në të cilën nuk paraqitej Kosova si shtet që ka fituar medalje Olimpike
Next Article Zyba reagon ndaj deklaratës së Haradinajt për ushtarët amerikanë: Kërcënim i hapur për kryeministrin Kurti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?