By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koalicioni Vlen: Përfitimet e Marrëveshjes së Ohrit janë më të fuqishme se përpjekjet për privatizimin e saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Koalicioni Vlen: Përfitimet e Marrëveshjes së Ohrit janë më të fuqishme se përpjekjet për privatizimin e saj
Maqedoni

Koalicioni Vlen: Përfitimet e Marrëveshjes së Ohrit janë më të fuqishme se përpjekjet për privatizimin e saj

admin
Last updated: 14/08/2024 08:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht  – Dita e shënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit më në fund mori formën e saj të duhur dhe institucionale. Ky moment historik, i cili përfaqëson arritjen më të madhe të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, më në fund është liruar nga kthetrat e individëve që për vite të tëra e përdorën për të plotësuar dëshirat e tyre personale dhe për të përvetësuar pasurinë e popullit.

BDI, nga arroganca e tyre politike dhe nga qëndrimi i gjatë në pushtet, ende mendon se mund të përvetësojë çdo arritje të popullit shqiptar. Me arrogancë ata guxuan të mbajnë një event paralel për këtë datë të rëndësishme, përkundër thirrjeve të shumta për të mos ndarë popullin për këtë ngjarje që duhet të na bashkojë të gjithëve.

Gjithmonë kur ata flasin për “Marrëveshjen e Ohrit” dhe përpiqen të imponojnë tema për legjitimitetin, duhet ta kuptojmë që kjo është një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga skandalet e tyre korruptive dhe nga përgjegjësia për regjimin e tyre 22-vjeçar. Ata kërkojnë të mbulojnë të kaluarën e tyre të mbushur me korrupsion, krim dhe keqmenaxhim.

Me ardhjen e Koalicionit VLEN në pushtet nuk ka më “Arbëria Dizajn” për organizim të Marrëveshjes së Ohrit për qindra mijëra euro.

Me ardhjen e Koalicionit VLEN në pushtet nuk ka më dëshira personale, ahengje dhe joseriozitet me të vetmin qëllim, pasurimin.

Me ardhjen e Koalicionit VLEN në pushtet, ka përfunduar koha e papërgjegjësisë dhe injorancës.

Me ardhjen e Koalicionit VLEN në pushtet, ka përfunduar aroganca pushtetare mbi popullin. Koha e përbuzjes dhe e përvetësimit të arritjeve të popullit shqiptar nga ata që e shfrytëzuan për interesat e tyre ka përfunduar përgjithmonë.

Koalicioni VLEN është i vendosur që të çojë përpara vlerat dhe arritjet e popullit shqiptar me nder dhe përgjegjësi, duke mbrojtur interesat e qytetarëve dhe duke luftuar kundër çdo forme të korrupsionit dhe abuzimit të pushtetit.

Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që e meriton populli shqiptar.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Punëtorët e industrisë së automjeteve paditën Trumpin dhe Muskin
Next Article Dy të lënduar nga shpërthimi në Pejë – policia sekuestroi një kallash dhe 90 fishek në vendin e ngjarjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?