By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Angelov: Lufta kundër zjarrvënësve duhet të jetë e ashpër, sepse parandalimi është mënyra më e mirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Angelov: Lufta kundër zjarrvënësve duhet të jetë e ashpër, sepse parandalimi është mënyra më e mirë
Maqedoni

Angelov: Lufta kundër zjarrvënësve duhet të jetë e ashpër, sepse parandalimi është mënyra më e mirë

admin
Last updated: 14/08/2024 13:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht – Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat (QMK) Stojançe Angellov, dërgoi apel te qytetarët nëse vërejnë zjarrvënës ose ndonjë lëvizje të dyshimtë, ta raportojnë në numrin 112 ose në stacionin policor më të afërt.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve nëse vërejnë sjellje të dyshimta, gjegjësisht një person për të cilin dyshojnë se mund të ndezë zjarrin ose është i pakujdesshëm, duke djegur kashtë që mund të shkaktojë zjarr, të lajmërojnë menjëherë në numrin 112 ose në stacionin policor më të afërt. Nëse është e pakëndshme ose kanë frikë të raportojnë në këtë numër ose në stacion, le të telefonojnë ndonjë polic mik, ndonjë pylltar mik, ndonjë të punësuar në  QMK, DMSH, në “Pyjet Kombëtare”, duhet të telefonojnë këdo që do t’ia kalojë këtë informacion më tej”, tha Angelov.

Ai thotë se lufta kundër atyre që vënë zjarrin duhet të jetë e ashpër, sepse parandalimi është mënyra më e mirë, pra siç tha ai, “kur të ndëshkohen, atëherë do të kenë kujdes”.

“Lufta kundër atyre që i ndezin këto zjarre në pyje duhet të jetë e ashpër, duhet të përgjigjemi ashpër sepse parandalimi është mënyra më e mirë, atëherë kur të ndëshkohen, atëherë do të jenë më të kujdesshëm sepse nuk ka justifikim për këtë sjellje joserioze, të pakujdesshme ku disa njerëz mendojnë me naivitet se nuk do të shkaktojnë zjarr, se do të ndezin pak kashtë dhe se ndoshta disa kilometra më tutje dikush do të vdesë, kjo është e parëndësishme. Ata presin se kjo nuk do të ndodhë. Edhe pse është neglizhencë, do të kërkoj edhe ndryshime ligjore shtesë për dënime të rrepta për vepra të tilla që kërcënojnë çdo ditë jetë njerëzish, shkaktojnë dëme të mëdha mjedisore, por edhe dëme të mëdha materiale, si dhe shpenzime të burimeve shtetërore dhe vendore për përballimin e këtyre zjarreve”, tha Angelov.

Në 24 orët e fundit në territorin e shtetit ka pasur 38 zjarre, informoi drejtori. Prej tyre 24 janë shuar plotësuar, pesë janë nën kontrolol, ndërsa nëntë zjarre janë aktive, gjegjësisht aktive janë zjarret në Jasen, Pehçevë, Koçan, zjarri nga të dyja anët e Galiçicës, në fshatin Zajaz, në fshatin Vërben dhe Novac.

“Apeloj për vigjilencë të madhe. Zjarri nuk është naiv, edhe në një deponi apo në bar të thatë, ai mund të arrijë shpejt në pyll ose të kërcënojë jetën e njerëzve. Lufta kundër këtyre zjarrvënësve duhet të jetë e ashpër, duhet të kundërpërgjigjemi ashpër, sepse parandalimi është mënyra më e mirë. Pastaj kur të ndëshkohen, atëherë do të jenë të kujdesshëm. Nuk ka asnjë justifikim për një sjellje të tillë joserioze. Do të kërkoj ndryshime shtesë ligjore për dënime të rrepta për sjellje të tilla që rrezikojnë jetë njerëzore dhe shpenzojnë burimet shtetërore”, tha Angelov.

Ai dërgoi mirënjohje për zjarrfikësit lokal të cilët gjatë ditës së djeshme kanë shuar madje 24 zjarre në ambient të hapur, zjarre për të cilat Angelov thotë se kishin potencial të shndërrohen në zjarre të mëdha pyjore.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dhunimi i Klea Prengës, a janë arrestuar motrat Berisha? Reagon kreu i Policisë së Shtetit: Shumë shpejt…
Next Article (FOTO) Kryetari i Bogovinës e kthen deponinë ilegale në park

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?