By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nesër fillojnë regjistrimet për racionet e subvencionuara të studentëve për vitin akademik 2024/2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nesër fillojnë regjistrimet për racionet e subvencionuara të studentëve për vitin akademik 2024/2025
Maqedoni

Nesër fillojnë regjistrimet për racionet e subvencionuara të studentëve për vitin akademik 2024/2025

admin
Last updated: 14/08/2024 14:15
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht – Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot shpalli thirrjen për ushtrimin e të drejtës së racionit subvencionuar studentor për vitin akademik 2024/2025 dhe ftoi studentët që i plotësojnë kushtet të aplikojnë.

Studentët që do të aplikojnë duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, studentë të rregullt në studimet deridiplomike në universitete shtetërore dhe private, të mos jenë të punësuar me kohë të plotë, të mos jenë të regjistruar si fermerë individualë dhe të mos kenë të ardhura mujore mbi asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në Republikë për vitin aktual.

Aplikimi është elektronik në https://e-uslugi.mon.gov.mk/, ku kandidatët duhet t’i bashkëngjisin formularët e plotësuar dhe të nënshkruar. Aplikim për fitimin e të drejtës për racion të subvencionuar dhe Deklaratë e saktësisë së të dhënave të futura në aplikacionin për fitimin e të drejtës për racionin studentor të subvencionuar (e disponueshme për shkarkim në thirrjen e publikuar). Çdo kandidat mund të kontrollojë aplikimin e dorëzuar, në aplikacionin elektronik në menunë “Aplikacionet e mia”.

Afati i aplikimit është nga data 15 gusht deri më 5 shtator dhe vlen për studentët aktualë dhe për studentët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2024/2025.

“Gjithashtu, për çdo muaj prej datës 1 deri më datën 5 të vitit akademik 2024/2025 do të rrjedhë afati për regjistrimin e studentëve të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën për Subvencionimin e Racionit për Studentë pas Thirrjes Publike për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë ose të cilëve u ka pushuar e drejta për shkak të mosplotësimit të ndonjërit prej kritereve, atëherë kur sërish do t`i plotësojë kriteret të shënuara në këtë thirrje”, citon Ministria e Arsimit dhe Shkencës në një postim në ueb faqen e saj.

Subvencionimi i racionit për studentë  është mbështetje financiare në vlerë prej 140 denarë, të cilën studenti e merr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për blerjen e ushqimit të përgatitur. Shfrytëzuesit kanë të drejtë të përdorin shërbimin nga e hëna deri të shtunën. Nëse shfrytëzuesi i subvencionimit të racionit për student në periudhën nga e hëna deri të shtunën nuk e shfrytëzon të drejtën e subvencionimit të racionit për student, është i disponueshëm për përdorim në llogari deri në fund të javës aktuale  në përfundim me të shtunën.

Të drejtën për subvencionimin e racionit për student Përdoruesi nuk mundë të realizojë prej 1 korrik deri më 1 tetor në vitin në të cilin e ka fituar të drejtën për subvencionimin e racionit për student, si dhe gjatë festave shtetërore dhe ditëve jo pune.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje me Shparkase banka SHA Shkup për realizimin e pagesave për subvencionimin e racionit për student. Prandaj, të gjithë studentët të cilët do të fitojnë të drejtën  për subvencionimin e racionit për student do të duhet të nënshkruajnë  marrëveshje me Shparkase Bank për të hapur  llogari të veçantë, të lidhur me  kartelë pagesore të dedikuar për  subvencionimin e racionit për student, pavarësisht nëse kanë qenë më parë klientë të Bankës Shparkase.  Për hapjen e llogarisë dhe  lëshimin e kartelës pagesore studenti nuk do të ketë asnjë shpenzimë.

Studenti do të mund t`i shpenzojë mjetet e dedikuara për subvencionimin e racionit për student tek ofruesit e subvencionimit  të racionit për student, të cilët janë persona juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime, vetëm përmes kartelës së Shparkase banka SHA Shkup. Nëqoftëse studenti nuk e tërheqë kartelën me kohë ose nuk e tërheqë fare kartelën, nuk do të mund t`i shfrytëzojë  mjetet në asnjë mënyrë tjetër. Afati dhe mënyra e tërheqjes së kartelës do të publikohet në mënyr plotësuese nga ana e Ministrisë dhe Bankës Shparkasse.

Ministria  e largon  personin nga evidenca e shfrytëzuesve për subvencionimin e racionit për student kur vërteton se nuk i plotëson kushtet për shfrytëzimin e subvencionimin e racionit për studentë. Për të gjithë pyetjet në lidhje me aplikimin e shfrytëzuesve për  subvencionimin e racionit për studentë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi mbështetje përmes Sektorit për Standardin e e Nxënësve dhe Studentëve edhe atë në kontaktin në vazhdim: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk  ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë të ndërtesës së Ministrisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska Davkova ia dorëzoi flamurin kombëtar Nakovska Bikovës në prag të Lojërave Paraolimpike në Paris
Next Article Ademi takohet me presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?