By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës”, reagon PD: Në fillim fshehën autorin, pastaj minimizuan aktin kriminal
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës”, reagon PD: Në fillim fshehën autorin, pastaj minimizuan aktin kriminal
Shqipëri

“Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës”, reagon PD: Në fillim fshehën autorin, pastaj minimizuan aktin kriminal

admin
Last updated: 14/08/2024 14:30
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Gent Strazimiri:

Asnjë ‘keqkuptim’ nuk ka ndodhur në rastin skandaloz, kriminal të Pogradecit.

Përkundrazi! Skandali i vetëm, kriminal, nuk është ‘keqkuptimi’, është mirëkuptimi i të gjitha strukturave shtetërore, nga policia, tek prokuroria e gjykata, në mbulimin apo minimizimin e krimit, të përmbyllur me sukses, dje, me një vendim gjykate të ‘drejtësisë së pavarur’, të spastruar e të pasuruar me patronazhistë.

Të gjitha veprimet dhe mosveprimet e strukturave përgjegjëse, të gjitha vonesat në reagim apo në vlerësimin e situatës, janë të qëllimshme, të kryera në mirëkuptim të plotë kriminal, mafioz, me të vetmin qëllim: fillimisht fshehjen e autorëve, e pastaj minimizimin e aktit kriminal.

Kjo është atmosfera e trishtë në Pogradec, ku të gjitha organet ligjëzbatuese janë koordinuar në mirëkuptim të plotë për të fshehur të vërtetën… Prandaj ‘nuk ka’ dëshmitarë megjithëse ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në mes të sezonit turistik, në mes të një rruge tregtare.

Ky nuk është rasti i parë, kur një patronazhist, i biri i një prokuroreje, i nipi i një rilindasi lokal apo një bandë e tërë syresh me shkopa bejsbolli e armë në dorë, vrasin në mes të ditës, barbarisht e, në fund thjesht gjobiten për ‘pakujdesi’… Kaq vlen sot në ‘bursën’ e rilindjes jeta e një qytetari të thjeshtë, pa përkrahje ‘rilindasish’, prind fëmijësh të mitur që punon e jeton me djersën e tij.

Kaq vlen jeta e një qytetari të mirë që guxon t’u thotë ‘JO’, megjithëse i vetëm, dhe që po ‘i vetëm’ mbetet edhe pasi e ka paguar me jetë guximin e tij. Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës, e u përdhos nga banda e patronazhistëve në polici, prokurori e gjykatë. Banda është ‘Rilindja’ dhe Edi Rama, madje e fuqizuar aq shumë sa nuk pyet më për opinion publik, të cilin e ka asgjësuar;

*përmes blerjes së mediave, *imponimit të sistemit të kontrollit totalisht në administratë dhe drejtësi

Përmes; *përqendrimit të pushtetit në duart e fëlliqura të një individi që *po shet haptazi llokma Atdheu, *po u merr vaktin nga goja të paktën 47% të fëmijëve të Shqipërisë *po përzë nga shtëpia mbi 80% të rinisë

I nderuar qytetar, i dashur mik, Pushtetin që ka sot ia ke dhënë ti, duke ulur kokën përballë patronazhistit të lagjes, e duke pranuar paret e fëlliqura që të ofron në këmbim të votës. Pushtetin që sot ai ka për të të vrarë në mes të ditës e për të dalë pa lagur e ke në dorë t’ia heqësh vetëm ti duke i thënë ‘JO’, si Egli Proga.

Po nuk e bën dot i vetëm! Të gjithë bashkë jemi shumë më shumë se banda. Atë që nuk e bëmë kur vranë Klodian Rashën në Tiranë, Armando Meshaun në Vlorë apo kur tentuan të vrasin vëllezërit Maja në Fushë Krujë, le ta bëjmë sot duke kërkuar të gjithë bashkë drejtësi për Egli Progën. Ata duhen ndalur, e duhen ndalur sot, pa humbur kohë! O Sot, o Kurrë!

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vrasja në Pogradec, Rama: Policia dhe Urgjenca u përgjigjën në kohë, të ndalet keqinformimi i qëllimshëm i publikut
Next Article Rama thërret ministrat në punë, më 28-29 gusht analiza e qeverisë, parlamentit dhe bashkive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?