By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti për ndryshimet kushtetuese: Çelësi është te deputetët maqedonas
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti për ndryshimet kushtetuese: Çelësi është te deputetët maqedonas
Maqedoni

Mexhiti për ndryshimet kushtetuese: Çelësi është te deputetët maqedonas

admin
Last updated: 16/08/2024 14:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 gusht – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti sot theksoi se të gjithë deputetët shqiptarë janë të gatshëm që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese nëse nesër caktohet mbledhje e kuvendit. Ai potencoi se çelësi për këtë çështje është te deputetët maqedonas dhe theksoi se në këtë temë të ndjeshme punojnë me ata bashkë me bashkësinë ndërkombëtare.

“Në katër vitet e fundit zotëri Ahmeti ka folur, por nuk ka lëvizur asnjë milimetër. Tani Vlen ka shansin dhe Vlen po bën të veten. Së dyti, ne bëjmë aq sa na takon. Ne nuk duam të gënjejmë publikun. Të gjithë deputetët shqiptarë, janë 30 deputetë dhe nëse na ftojnë nesër në seancë, jemi të gatshëm të votojmë ndryshimet kushtetuese. Çelësi është tek deputetët maqedonas. Ne punojmë me ta bashkë me faktorin ndërkombëtar, pa i prekur në ndjeshmëri sepse bëhet fjalë për identitetin, gjuhën dhe i kuptojmë si bashkëqytetarë sepse e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë. Por kjo është e vetmja rrugë dhe alternativë për të shkuar drejt Bashkimit Evropian”, tha Mexhiti.

Ai theksoi se për çdo ditë janë të përqendruar në çështjen rreth agjendës evropiane dhe ndryshimeve kushtetuese.

“Për çdo ditë fokusohemi në ndryshimet kushtetuese dhe në agjendën evropiane, por jo si këto tjerët të cilët gjatë tetë viteve të kaluara vazhdimisht e keqpërdornin frontin, e quajnë veten Fronti Evropian por e keqpërdorën flamurin evropian dhe agjendën evropiane. Asnjë milimetër nuk e lëvizën punën në këtë drejtim. Rregull në demokraci është se opozita duhet të hesht në 100 ditët e para, por ata nuk heshtin. Ata janë të zëshëm, por jo sepse kujdesen për agjendën evropiane, por e kanë hallin e tyre”, tha ai.

Në pyetjen e gazetarëve se a ka informacione rreth paralajmërimeve të BDI-së për protesta për destabilizim të shtetit, Mexhiti potencoi se shqiptarët nuk kanë as dëshirë, e as që duan të protestojnë kur nuk kanë kauzë politike.

“Është e vërtetë që e kanë të vështirë të përballen me realitetin e ri pas 20 vitesh në opozitë, por edhe një herë do t’u bëj thirrje të kthehen te vetja, të reformohen, një program i ri, ide të reja nëse duan të kthehen si një faktor i rëndësishëm në shoqëri. Përndryshe, mendoj se shqiptarët nuk kanë as dëshirë e as që duan të protestojnë, të demonstrojnë kur nuk kanë kauzë politike. Kauza e tyre është të shpëtojnë ‘Soravian’ dhe të gjitha marrëveshjet korruptive, ndaj nuk ka asgjë të përbashkët me interesat shqiptare apo kauzën shqiptare. Pra, sido që të jetë, ata nuk kanë asnjë mbështetje në anëtarësi dhe në mesin e shqiptarëve. Kushdo që mendon ndryshe, e di me siguri se nuk është në favor të tyre dhe do të përballen me pasojat”, tha Mexhiti. 

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadori i Republikës së Hungarisë, Andrash Kllajn për vizitë në Gostivar
Next Article Mickoski për rastin Blerim Ramadani: Të mos lejojmë që fqinjët tanë të na përdorin për t’i treguar muskujt e njëri-tjetrit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?