By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filkov: Vendimi i gjyqtarit Pajaziti për Blerim Ramadanin nuk është në pajtim me praktikën e deritashme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filkov: Vendimi i gjyqtarit Pajaziti për Blerim Ramadanin nuk është në pajtim me praktikën e deritashme
Maqedoni

Filkov: Vendimi i gjyqtarit Pajaziti për Blerim Ramadanin nuk është në pajtim me praktikën e deritashme

admin
Last updated: 16/08/2024 18:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 gusht – Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në deklaratën për TV Kanal 5 për rastin e Blerim Ramadanit tha se vendimi i gjyqtarit Pajazit Pajaziti është e pakuptueshme dhe nuk është konform praktikës aktuale.

“Rasti i fundit me ish pjesëtarin e UÇK-së Blerim Ramadani është një nga seritë që pasqyron qartë situatën aktuale në drejtësi. Vendimi i gjyqtarit Pajazit Pajaziti është i pakuptueshëm dhe nuk është konform me praktikën e mëparshme.

Prandaj, tha ai besimi i qytetarëve në gjyqësor, drejtësi dhe prokurori është në nivel rekord të ulët.

“Ky vendim gjykate është një tjetër dëshmi se duhen procese urgjente reformuese në drejtësi dhe ndërtimi i një sistemi në të cilin do të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Ai sistem duhet të dominohet nga profesionistë të mirëfilltë, jo nga vasalët e partive.

Ai shprehet i befasuar që në seancën e sotme të Këshillit gjyqësor nuk është ngritur çështja për rastin e Blerim Ramadanit.

“Prisja që të shqyrtoheshin të gjitha provat, argumentet dhe faktet për vendimin e gjyqtarit Pajazit Pajaziti. Dhe sigurisht, nëse konstatohen parregullsi dhe mospërputhje në lëndë dhe procedurë, apo konstatohen ndikime në marrjen e vendimit gjyqësor, ai duhet të sanksionohet dhe të shkarkohet nga detyra. I bëj thirrje Këshillit gjyqësor që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohet kjo çështje në mënyrë që të mos përsëriten situata të njëjta apo të ngjashme në të ardhmen”, ka thënë Fillkov.

Këshilli gjyqësor sot në seancë urgjente mori vendim për formimin e Komisionit i cili do të konstatojë gjendjen faktike në lidhje me vendimet e Gjykatës Themelore Penale Shkup lidhur me rastin e Blerim Ramadanit i cili u arratis nga arresti shtëpiak përderisa procedura e ekstradimit ishte në proces. Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva, në fillim të seancës së sotme urgjente të 495-të tha se nuk është njoftuar zyrtarisht për asnjë nga këto raste, por se Këshilli gjyqësor e ka për detyrë të reagojë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nikolloski: Kemi siguruar paga për Postën dhe Hekurudhat
Next Article Siljanovska Davkova do ta nënshkruajë dekretin për ndryshimet e Ligjit për planifikim urbanistik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?