By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari me dyshime për korrupsion edhe ndaj Ilir Demirit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari me dyshime për korrupsion edhe ndaj Ilir Demirit
MaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Taravari me dyshime për korrupsion edhe ndaj Ilir Demirit

admin
Last updated: 16/08/2024 19:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 gusht – Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka ngritur dyshime për shpërdorime dhe korrupsion ndaj ish drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës Ilir Demiri.

Taravari tha se do bëhen hetime të të gjitha projekteve ku ka dyshime për korrupsion të mundshëm dhe së shpejti do të dilet edhe me raport konkret.

Sipas Taravarit, inspektime të tilla do të bëhen në të gjitha Klinikat dhe institucionet shëndetësore.

“Jemi duke reviduar shumicën e institucioneve…ka indicie se ka pasur keqpërdorime nga ish drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, por na jepni hapësirë që të dalim me dëshmi nëse kjo është e vërtetë, e nëse jo atëherë do mbeten vetëm indicie. Ne kemi vetëm një revizor në Ministri të Shëndetësisë ndërsa mbi 150 institucione shëndetësore ku në shumicën e tyre jemi duke reviduar, andaj duhet kohë që të dalin me raportet konkrete për keqpërdorime”, tha Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.

Por ish-drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Ilir Demiri, hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat e Taravarit. Demiri madje iu bëri thirrje pasardhësve të tij që të vazhdojnë investimet në Klinikën e Tetovës.

“…investimet në spitalin e Tetovës kanë qenë transparente. Nuk është mirë dikush të akuzohet pa fakte dhe pa bazë, sidomos prej njeriut që drejton një institucion. Unë do them se në spitalin klinik të Tetovës, për gjashtë muaj sa e menaxhova unë, u bë një ndryshim i madh revolucionar pozitiv dhe unë, ju bëj thirrje gjithë bartësve të funksioneve publike që ajo punë që kam bë unë në spitalin klinik të Tetovës, të reflektoj që edhe ata të kenë sukses dhe të realizojnë. Në biografinë e tyre ata kanë qenë ministra dhe duhet të paktën të bëjnë një komparacion se çka kanë bë ata dhe çka kam bë unë”, theksoi Ilir Demiri, ish-drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Ministria e Shëndetësisë dyshon se disa projekte që janë realizuar në kohën e Demirit janë bërë pa respektuar procedurat ligjore për tenderim.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mushkojat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime
Next Article Fillon renovimi i repartit të Kirurgjisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?