By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taylor Swift thyen heshtjen, flet për herë të parë për ngjarjen në Vjenë: Ishte shkatërruese, u ndjeva e frikësuar dhe në faj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Taylor Swift thyen heshtjen, flet për herë të parë për ngjarjen në Vjenë: Ishte shkatërruese, u ndjeva e frikësuar dhe në faj
Showbizz

Taylor Swift thyen heshtjen, flet për herë të parë për ngjarjen në Vjenë: Ishte shkatërruese, u ndjeva e frikësuar dhe në faj

admin
Last updated: 22/08/2024 08:29
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Taylor Swift ka folur për herë të parë rreth anulimit të tri koncerteve të saj në Vjenë, të cilat ishin pjesë e turneut të saj madhështor “Eras”, pas një sulmi të dështuar terrorist. Ajo pranoi se ndjeu “një frikë të re” dhe një “ndjenjë të madhe faji”.

Sulmi i planifikuar u zbulua nga autoritetet austriake, të cilat arrestuan tre të dyshuar adoleshentë – të moshave 17, 18 dhe 19 vjeç – për planifikimin e një sulmi islamik në rajonin e Vjenës, me koncertet e Swiftit që ishin “fokus” i këtij komploti, shkruan The Guardian.

Sipas kreut të mbrojtjes shtetërore dhe inteligjencës në ministrinë e brendshme të Austrisë, Omar Haijawi-Pirchner, i dyshuari 19-vjeçar kishte ndërmend të “vritej sot ose nesër, së bashku me një turmë të madhe njerëzish”.
Foto: Taylor Swift/Instagram

Policia tha se i dyshuari kishte shprehur besnikëri ndaj grupit të Shteti Islamik (ISIS) “në javët e fundit” dhe ishte radikalizuar në internet. Kimikate për bomba u sekuestruan në shtëpinë e tij.

Në një postim në Instagram të mërkurën në mbrëmje, duke festuar përfundimin e turneut në Evropë, i cili u mbyll me pesë koncerte në Londër javën e kaluar, Swift ndau “udhëtimin emocional” të saj.

“Anulimi i koncerteve tona në Vjenë ishte shkatërrues”, shkroi ajo. “Arsyeja e anulimit më mbushi me një frikë të re dhe një ndjenjë të madhe faji sepse kaq shumë njerëz kishin planifikuar të vinin në ato koncerte. Por isha gjithashtu shumë mirënjohëse ndaj autoriteteve sepse, falë tyre, ne ishim duke vajtuar për koncertet dhe jo për jetët”.

Foto: Taylor Swift/Instagram

Këngëtarja falënderoi fansat e saj për “dashurinë dhe unitetin” dhe tha se gjithë energjia e saj ishte përqendruar në mbrojtjen e “gati gjysmë milioni njerëzve që kishin ardhur për të parë koncertet në Londër” pas anulimeve në Vjenë.

“Ekipi im dhe unë punuam dorë për dore me stafin e stadiumit dhe autoritetet britanike çdo ditë për të arritur këtë qëllim, dhe dua t’i falënderoj për gjithçka që bënë për ne”, shkroi Swift. “Le të jem e qartë: Unë nuk do të flas publikisht për diçka nëse mendoj se duke bërë këtë mund të provokoj ata që do të dëshironin të dëmtojnë fansat që vijnë në koncertet e mia”.

Postimi në Instagram ishte i pari që Swift ndau që nga incidenti në Vjenë. Ajo pranoi heshtjen e saj gjatë javëve ndërmjetëse, duke e quajtur atë një formë “vetëpërmbajtjeje dhe pritjeje për të shprehur veten në një kohë të përshtatshme”.

Foto: Taylor Swift/Instagram

“Prioriteti im ishte përfundimi i sigurt i turneut tonë në Evropë, dhe me një lehtësim të madh mund të them se e arritëm këtë”, tha ajo.

Koncertet e Swift në Vjenë ishin planifikuar për datat 8, 9 dhe 10 gusht në stadiumin ‘Ernst Happel’. Fillimisht, autoritetet kishin thënë se koncertet mund të vazhdonin me masa shtesë sigurie, por më vonë u anuluan për shkak të një “rreziku abstrakt”, sipas shefit të policisë së Vjenës, Gerhard Purstl.

Swift do të kthehet në Amerikën e Veriut në nëntor dhe dhjetor për disa koncerte në Kanada, që do të përfundojnë turneun “Eras” – një spektakël gjigant që është bërë turneu me të ardhurat më të larta në histori, duke gjeneruar më shumë se një miliard dollarë amerikanë dhe duke shkaktuar aktivitet sizmik në disa raste.

You Might Also Like

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Një teori konspirative po bën xhiro, njerëzit dyshojnë se sozia e Shakirës performoi në Kupën e Botës

Bëhet viral kërcimi i Shakirës me punonjësin e stadiumit

Videoja që i bëri të gjithë të qeshin: Një gazetar argjentinas ndërpreu transmetimin e tij ‘live’ për të bërë një foto me Shakirën

Një bashkim botësh muzikore në hapjen e Kupës së Botës, legjenda Andrea Bocelli performoi me yllin e K-Pop EJAE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kolonë 800 metra në dalje të Merdares, pritjet mbi një orë
Next Article Himni i Ligës së Kampionëve ndryshohet për herë të parë që nga viti 1991

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?