By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Avancimi i shërbimeve për votuesit, KQZ pranon softuerin nga OSBE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Avancimi i shërbimeve për votuesit, KQZ pranon softuerin nga OSBE
Maqedoni

Avancimi i shërbimeve për votuesit, KQZ pranon softuerin nga OSBE

admin
Last updated: 22/08/2024 11:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, softuerin përmes së cilit do të avancohen shërbimet për votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve.

Ky softuer është prezantuar sot në hapësirat e sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ndërkohë që është simuluar procesi i votimit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se janë bërë pjesë aktive e procesit të reformës zgjedhore të udhëhequr nga Kuvendi i Kosovës.

“Menjëherë pas miratimit të ligjit të ri, KQZ është angazhuar maksimalisht në përgatitjen dhe harmonizimin e 17 akteve nënligjore apo Rregulloreve Zgjedhore. Disa nga këto, që ndërlidhen drejtpërdrejtë me votuesit, kanë për qëllim krijimin e lehtësirave në procedura të ndryshme zgjedhore, për votuesit brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, KQZ ka ndërmarrë hapa konkretë që besojmë se do të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor në vazhdim dhe rrjedhimisht edhe në besueshmërinë e qytetarëve dhe të akterëve të tjerë. Me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi zgjedhor si brenda, por edhe jashtë vendit, ka pësuar ndryshime thelbësore dhe sigurisht se zbatimi i tij do të jetë sfidues në Zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025, por shpreh gatishmërinë e KQZ-së për të përmbushur detyrat që dalin para nesh”, tha ai.

Siç shkruan KP, Radoniqi shtoi se KQZ është e përkushtuar në avancimin e procesit zgjedhor dhe se po bën hapa në digjitalizimin e operacioneve zgjedhore.

“Softueri i KQZ-së, i cili është zhvilluar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka për qëllim të avancojë shërbimet e institucionit për votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve”, shtoi ai.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia kap kokainë e heroinë në vlerë 153 mijë euro, dy të arrestuar në Prishtinë e Ferizaj
Next Article Gjiganti evropian befason të gjithë, hyn në garë për transferimin e Sanchos

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?