By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Opozita ankimoi fitoren e PS-së, hapen kutitë e materialeve zgjedhore të Himarës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Opozita ankimoi fitoren e PS-së, hapen kutitë e materialeve zgjedhore të Himarës
Shqipëri

Opozita ankimoi fitoren e PS-së, hapen kutitë e materialeve zgjedhore të Himarës

admin
Last updated: 22/08/2024 14:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi sot të verifikojë kutitë e materialeve zgjedhore lidhur me zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit për kreun e bashkisë së Himarës.

Vendimi erdhi pas kërkesës së opozitës, e cila kërkoi që të verifikojë materialet zgjedhore të cilat ndodhen në kuti.

Përfaqësuesit ligjorë të opozitës në KAS argumentuan se kjo ka qenë një kërkesë e tyre drejtuar KQZ-së, por nga administrata zgjedhore është argumentuar se materialet nuk disponohen, pasi ndodhen në kuti.

“KQZ nuk na i vendosi në dispozicion këto dokumente pasi sipas tyre këto elementë nuk i kishin sepse gjendeshin në kuti. Prandaj po kërkojmë edhe ne të hapen kutitë e materialeve zgjedhore dhe saktësisht kërkojmë regjistrat e posaçëm të 36 qendrave dhe kopjen e procesverbaleve apo dokumenteve të tjerë ku mund të jetë shënuar qoftë edhe  manualisht se 260 votues kanë pasur problematikë me PEI-n, ndërkohë që karta e tyre ishte rinovuar pak përpara”, tha përfaqësuesi i opozitës.

Nga ana e tyre, anëtarët e KAS kërkuan që opozita të specifikojë llojin e materialeve që kërkon të verifikojë dhe të jetë prezente në momentin e hapjes së kutive të materileve zgjedhore.

Kreu i KAS, Koli Bele u shpreh se procesi do të administrohet nga KQZ.

“Duke qenë se 2 anëtarë të KAS shfrytëzuan të drejtën që buron nga neni 21 fraksion 2 si dhe praktika e konsoliduar në rastet e mëparshme, vendoset pa debat të hapen kutitë e materialeve sipas kërkesës së ankuesit. Ky proces do të administrohet nga administrata e KQZ-së. Procesi do te kryhet ne prezencë të palës. Gjatë procesit do të administrohen kopjet dhe ky proces do të kryhet në mënyrë të pandërprerë dhe në prezencë të kamerave të KQZ-së”, tha ai.

Seanca e radhës pritet të mbahet ditën e hënë, në orën 11:00./ATSH/

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shërbimet online, Manja: Rriten me 33% kërkesat për dokumentacion arkivor
Next Article Ngjarja në Memaliaj, Çipa: Arrestohen dy autorët e vrasjes së 72-vjeçarit Ajdini

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?