By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbetjet toksike nga Shqipëria, Shehaj: Alarmuan botën, mund të qëndrojnë në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mbetjet toksike nga Shqipëria, Shehaj: Alarmuan botën, mund të qëndrojnë në vend
Shqipëri

Mbetjet toksike nga Shqipëria, Shehaj: Alarmuan botën, mund të qëndrojnë në vend

admin
Last updated: 22/08/2024 15:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputeti dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shprehur se ka mungesë totale informacioni për mbetjet toksike të nisura nga Porti i Durrësit.

Në një lidhje për Euronews Albania, Shehaj tha se ngarkesa e plehrave toksike duhet të jetë tepër e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, përderisa sipas tij nuk i pranon asnjë vend në botë.

Ai tha se ekziston mundësia që këto plehra të qëndrojnë në vendin tonë dhe shtoi se në Shqipëri mund të kenë ardhur të tjera ngarkesa me mbetje toksike.

“Nuk dimë nga kanë ardhur këto mbetje, ka thashetheme, por nuk ka asnjë qëndrim zyrtar. Kanë përmendur Kurumin, që gjoja janë të Kurumit, por Kurum nuk e ka pranuar këtë gjë. Nuk dimë nga vijnë, nuk dimë nëse janë mbetje të prodhuara në Shqipëri, apo janë mbetje që janë importuar në mënyrë ilegale, ashtu si në fakt po trafikoheshin edhe mbetjet në dalje.

Edhe nuk dimë se ku do shkojnë këto mbetje toksike që rrezikojnë shëndetin publik. Nuk kemi informacion. Qeveria ka mbi një javë që ka kyçur gojën dhe nuk sqaron qytetarët. Askush nuk i ndalon këto mbetje, por një organizatë ndërkombëtare në SHBA ngre alarmin dhe bëhet lajm botëror.

Në Shqipëri trafikohen 800 ton mbetje toksike dhe askush nuk i sheh. Është e qartë që janë të gjitha institucionet të përfshira në këtë skandal. Gjëja më e rëndësishme është pikërisht që do rikthehen në Shqipëri dhe nuk dihet ku do shkojnë.

Janë 800 ton mbetje që kanë alarmuar botën. Nëse këto vende nuk i pranojnë, do të thotë që këtu kemi të bëjmë me mbetje shumë të rrezikshme. Nuk e dimë sa ngarkesa të tjera mund të kenë ardhur në Shqipëri”, tha Shehaj.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Conor Gallagher merr një pseudonim të çuditshëm nga Atletico Madridi vetëm disa orë pas transferimit nga Chelsea
Next Article Kryetari i Vitisë në mbështetje të klubit KF “Vllaznia”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?