By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ana e errët” e Telegramit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > “Ana e errët” e Telegramit
Teknologji

“Ana e errët” e Telegramit

admin
Last updated: 27/08/2024 08:15
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Kur shpërthyen protestat në Bjellorusi më 2020, pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale, aktivistët iu drejtuan Telegramit për të koordinuar veprimet, duke shmangur mbikëqyrjen e autoriteteve në shoqërinë represive të Alayksandr Lukashenkas dhe duke vënë në pah të mirat që mund të ofronte ky aplikacion i mesazheve.

Por, të tjerët, që kanë më pak kauza të vlefshme po ashtu përdorin Telegramin, të tërhequr nga veçoritë e tij të enkriptimit dhe mungesës së moderimit të përmbajtjes, nga kontrabandistët e drogës dhe pedofilët e deri tek ushtria ruse që po lufton në Ukrainë dhe propaganduesit e saj që përhapin dezinformata në rrjetet sociale.

Telegrami është vënë në qendër të vëmendjes pasi në Paris më 24 gusht u arrestua Pavel Durov, bashkëthemeluesi i kësaj platforme.

Sipas raportimeve të mediave franceze, arrestimi i tij u krye në bazë të kërkesë të një njësie speciale që funksionon në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Francës, njësi që merret me hetimin e krimeve kundër të miturve.

Ndaj Durovit ende nuk është ngritur një aktakuzë.

Përmes një deklarate, Telegrami tha se Durovi, miliarderi 39-vjeçar që ka edhe pasaportë franceze, nuk ka asgjë për të fshehur.

Në deklaratë u shtua se ishte absurde që pronari i Telegramit të mbahet përgjegjës për shkeljet në platformën e mesazheve.

Çfarë është Telegrami?

Telegrami u themelua nga Durovi dhe vëllezërit e tij më 2013 në nisje të shtypjes nga Qeveria ruse pas protestave masive pro demokracisë që tronditën Moskën në fund të vitit 2011 dhe më 2012.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Një prej avantazheve që ka Telegrami është enkriptimi i komunikimit dhe anonimiteti i përdoruesve. Në grupe, numri i telefonave të përdoruesve nuk është i dukshëm.

Ka më shumë se 900 milionë përdorues, shumica në Rusi, Ukrainë dhe në ish-republika të tjera sovjetike.

Telegrami është platforma e tretë më e madhe e komunikimit në botë, pas WhatsAppit dhe Messengerit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Krahasuar me platformat e tjera të mesazheve, Telegrami “është më pak i sigurt dhe më i dobët sa i përket politikave dhe zbulimit të përmbajtjes së paligjshme”, tha për AP-në, David Thiel, hulumtues në Universitetin e Stanfordit.

Mjeti i të shtypurve

Gjatë protestave në Bjellorusi më 2020, Telegrami ishte kyç për organizim dhe ndarje të informacionit.

Kanali në Telegram, NEXTA, që kishte publikuar informacione në kohë reale nga protestat në Minsk dhe qytete të tjera, përjetoi një rritje të ndjekësve, duke arritur në shifrën prej 2 milionë ndjekësish në tre ditët pas zgjedhjeve të kontestuara të 9 gushtit.

Themeluesi i kanalit, Stepan Putilo, 22 vjeç, madje u shpall terrorist nga Qeveria bjelloruse.

Në Iran, Telegrami besohet se ka 40 milionë përdorues dhe më 2018 ai ishte burimi kryesor i informimit teksa protestat antiqeveritare u përhapën në mbarë vendin. Shumë iranianë përdorin grupet private në Telegram për të mbajtur kontakte me familjen dhe miqtë. Ata po ashtu abonohen në kanale publike për të marrë lajme që nuk janë të qasshme në mediat shtetërore. Gjatë trazirave të vitit 2018, autoritetet iraniane më pas tentuan ta bllokonin Telegramin.

Aktivitetet e paligjshme

Veçoria e Telegramit, sa i përket enkriptimit, ka tërhequr ata që këmbejnë imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve dhe numra të kartave të vjedhura bankare.

Një hulumtim i kryer nga BBC më 2019, gjeti se aplikacionet e mesazheve, përfshirë Telegramin dhe Discordin, ishin bërë mjaft popullore pas operacioneve të suksesshme policore kundër tregjeve kriminale që operojnë në atë që njihet si “dark web” – një rrjet në internet ku mund të hyhet vetëm duke përdorur mjete të posaçme.

Hulumtimi i BBC-së gjeti të dhëna që thoshin se pedofilët po përdornin si Telegramin, ashtu edhe Discordin, për t’iu dhënë njerëzve qasje në materiale abuzive.

Mjet për propagandë

Pavarësisht se nuk është i vetmi rrjet social, Telegrami është dëshmuar se është një mjet i fuqishëm për përhapjen e dezinformatave.

Telegrami është platforma më e madhe për dezinformim në Evropën Qendrore dhe Lindore, sipas një raporti të gazetarisë hulumtuese të publikuar më 2023, ku po ashtu thuhej se kanalet në gjuhën gjermane luajnë “një rol të rëndësishëm si një qendër e mendimeve ekstreme që ndikon në pjesën tjetër të Evropës Qendrore dhe Lindore”.

Më 2022, Gjermania shqiptoi gjoba prej 5.125 milionë eurosh kundër operatorëve të Telegramit për dështim që të respektojnë ligjet gjermane.

Që kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Telegrami gjithnjë e më shumë është përdorur nga Kremlini.

Gjatë muajve të parë të pushtimit, Kremlini shtypi platformat perëndimore të mediave sociale, ndërkaq “vazhdoi të tolerojë Telegramin dhe e përdori për qëllimet e tij”, u tha në një raport të publikuar në qershor nga Laboratori i Kërkimeve i Forenzikës Digjitale (DFRLab), një njësi për analizimin e dezinformatave e Këshillit të Atlantikut, institut me bazë në Uashington.

“Kanalet kryesore patën rritje të madhe të ndjekësve pas pushtimit të shkurtit të vitit 2022, por disa nga kanalet pro luftës më me ndikim, sikurse Karaulny, Z SIL0VIKI dhe WarGonzo”, u tha në raport, megjithatë, numri i ndjekësve nisi të binte në fillim të vitit 2024.

DFRLab po ashtu gjeti se kompanitë private ushtarake ruse përdorën Telegramin, kryesisht për të mbledhur fonde, rekrutim dhe për përhapjen e informacioneve.

Po ashtu u tha se grupi i mercenarëve, Wagner, kishte të paktën 30 kanale të ndara që ishin të dedikuara për zyrat rajonale të rekrutimit. Këto, megjithatë, ato u zhdukën pasi rregullatori rus i telekomunikimit, Roskomnadzor, goditi kanalet e Wagnerit gjatë rebelimit të Wagnerit në qershor të vitit 2023 kundër udhëheqjes së lartë ushtarake të Rusisë.

Thirrjet për fshirjen e përmbajtjes në Telegram

Duke pasur parasysh rolin e tij kyç si mjet komunikimi dhe propagande, blogerët rusë, zyrtarët dhe të tjerët po shikojnë me kujdes se si po zhvillohet rasti ndaj Durovit në Francë.

Baza, një kanal në Telegram i lidhur me aparatin e sigurisë së Rusisë, tha më 25 gusht se stafi i Ministrisë së Mbrojtjes, një biznesmen i njohur dhe zyrtarë të disa agjencive të sigurisë po ashtu ishin urdhëruar që të fshinin mesazhet, që lidheshin me punën e tyre, nga ky aplikacion.

“Nga blogerët Z, propaganda Z, këto ngjarje vërtetë janë të tmerrshme sepse të gjitha aktivitetet tyre tani janë të përqendruar në Telegram, të gjitha kanalet janë anonime apo gjysmëanonime”, shpjegoi Kirill Martynov, kryeredaktori i gazetës Novaya Gazeta Europe me seli në Letoni, duke përdorur termin “Z” për të përshkruar blogerët prorusë dhe dezinformimin.

“Dhe nuk është vetëm një burim informimi, por një lloj mjeti operacional, një ‘walkie-talkie’ modern ku njerëzit diskutojnë me njëri-tjetrin për detajet e operacioneve të tyre luftuese”, tha Martynov për Current Time, një rrjet televiziv dhe digjital në gjuhën ruse, që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë. /REL/

You Might Also Like

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Google urdhërohet të bëjë ndryshime në motorin e kërkimit – por shmang ndarjen dramatike

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Prezantim i projektit “Pavarësi përmes llogaridhënies-ndjekjes dhe kontrollit të përgjegjësisë gjyqësore në Maqedoni të Veriut”
Next Article Raportohet për probleme me gypa të ujit në disa lagje të Prishtinës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?