By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Mucunski për vizitë pune në Kroaci
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Mucunski për vizitë pune në Kroaci
Maqedoni

Ministri Mucunski për vizitë pune në Kroaci

admin
Last updated: 27/08/2024 11:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunsku sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Gordan Gërliq Radman.

Siç informuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në kuadër të vizitës Mucunski do të ketë takim të ndarë me nikoqirin e tij, ministrin Radman. Mucunski do të jetë i ftuar në sesionin e veçantë të Konferencës vjetore të ambasadorëve, konsujve të përgjithshëm dhe përfaqësues ushtarakë të Kroacisë jashtë vendit, ku do të drejtohet në temën “Bashkimi Evropian pas ciklit të ri zgjedhor, Evropa – lokalisht dhe globalisht dhe gjendjet në EJL: Nga këndvështrimi e RMV-së”.

Në fokus të bisedimeve mes dy ministrave do të jetë procesi i integrimit në BE, si dhe sfidat në rrugën e integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ministrat Mucunski dhe Radman do të diskutojnë edhe për mundësitë për intensifikimin dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në kuadër të vizitës në Zagreb, ministri Mucunski, si anëtar i delegacionit shtetëror të kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në programin e vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Kroacisë, e cila po realizohet me ftesë të kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq. 

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Është zvogëluar niveli i Liqenit të Ohrit
Next Article BDI: Skandalet e përditshme dhe dështimi total ia kanë humbur mendjen Vlenit, andaj dhe shpifin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?