By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Korridori 8”, Nikollovski: Premtime joreale nga qeveria e kaluar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Korridori 8”, Nikollovski: Premtime joreale nga qeveria e kaluar
Maqedoni

“Korridori 8”, Nikollovski: Premtime joreale nga qeveria e kaluar

admin
Last updated: 27/08/2024 21:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht – Qeveria e kaluar ka dhënë premtime joreale sa u takon projektit dhe afateve për ndërtimin e akseve të Korridorit 8. Kështu thotë ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski i cili tani nuk thotë një datë konkrete se kur pret të përfundojë realizimi i pjesës që është në dorë të konzorciumit Behtel-Enka. Nikollovski megjithatë beson se deri në fund të mandatit të tij, do të ketë lidhje me autostradë nga Shkupi, deri në Ohër.

“Për fat të keq, qeveria paraprake e LSDM-së dhe BDI-së ka dhënë premtime joreale sa i takon projektit. Premtimi më joreal është që shpronësimi do të zgjasë deri në qershor të 2023-shit, që është para një viti, çështje totalisht joreale. Gjithashtu, në largim, qeveria teknike e Talat Xhaferit më 13 qershor kishte firmosur rritje të vlerës së marrëveshjes për 252 milion euro që është shumë jashtëzakonisht e madhe dhe të cilën ne e asgjësuam. Kanë bërë dhe kanë premtuar gjëra që s’kanë mundur t’i realizojnë, por ne jemi këtu që t’i zgjidhim problemet”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.

Nëse ka nevojë për rishikim të projektit, Nikollovski nuk mohon që kjo të ndodhë. Një nga problemet më të mëdha, sipas tij është shpronësimi i tokave ku ndërtohet rruga. Nuk përjashtohet as mundësia e ndryshimeve ligjore.

“Ka probleme, dhe në fakt ky është problemi më i madh sa i takon shpronësimit. Bisedojmë me institucionet kompetente se si të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Një pjesë e zgjidhjes është ekipimi i Drejtorisë për çështje pronësore juridike por duhet të mendojmë edhe për ndryshime ligjore që të përshpejtohen projektet sepse shpronësimi është problem në nivel të shtetit, është shumë i ngadalshëm, ka shumë procedura administrative, zgjat me vite dhe duhet të gjejmë zgjidhje dhe ta zgjidhim. Për momentin, kjo është kokëdhimbja më e madhe për të gjitha projektet në Maqedoni”, u shpreh Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.

Projekti për Korridorin 8 përfshin disa akse rrugore. Pjesa e parë, ndërtimi i Autostradës Kërçovë-Ohër, sipas Nikollovskit pritet të përfundojë në fund të vitit 2026. Pjesa e dytë Kërçovë-Bukojçan është në procedurë të përgatitjes së procedurës së tenderimit. Pjesa e tretë, bëhet projektimi i rrugës Bukojçan-Gostivar dhe shpronësimi i tokave ku do të kalojë traseja Gostivar–Tetovë.

Qeveria e kaluar premtoi kompletimin e Korridorit 8, ose gjithsej 108.8 kilometrave, deri në vitin 2027 dhe tha se do të kushtonte 1.3 miliardë euro.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Next Article SHBA, mbi 2000 viktima për shkak të temperaturave të larta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?