By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria shqiptare bën sërish ndryshime në buxhet, ujësjellësit, policët dhe bujqit marrin pjesën më të madhe të fondeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Qeveria shqiptare bën sërish ndryshime në buxhet, ujësjellësit, policët dhe bujqit marrin pjesën më të madhe të fondeve
Shqipëri

Qeveria shqiptare bën sërish ndryshime në buxhet, ujësjellësit, policët dhe bujqit marrin pjesën më të madhe të fondeve

admin
Last updated: 28/08/2024 15:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Qeveria shqiptare ka ndryshuar për të dytën herë buxhetin e vitit 2024. Janë 27 miliardë lekë, të ardhura mbi pritshmëritë që pritet të arkëtohen.

Nga fondet shtesë përfitojnë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ajo e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ajo e Arsimit dhe Sportit dhe ajo e Brendshme, Gjithashtu 2 miliardë lekë do të shkojnë për Ujësjellës-kanalizimet.

Qeveria ka ndryshuar për të dytën herë buxhetin e këtij viti. Kjo për shkak të pritshmërive për të arkëtuar më shumë para se edhe në skenarët më optimistë. “Ne kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuara për këtë vit në vlerën 27 miliardë lekë”, tha ministri i Financave, Petrit Mala.

Kështu nga 687 miliardë lekë që priteshin me ndryshimet e buxhetit në 21 shkurt, të ardhurat deri në fund të vitit pritet të kapin shifrën e plotë 7174miliardë lekë… me kursin aktual të këmbimit rreth 7.1 miliardë euro. “Këto të ardhura shtesë janë menduar të shpërndahen në ato sektor që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në ato sektor që kontribuojnë më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Malaj.

Ministria e Brendshme është institucioni që do të marrë pjesën më të madhe të fondeve që do të rishpërndahen, 1.3 miliardë lekë. Këto para’ do të shkojnë për kompensimin ushqimor dhe orët shtesë të punonjësve të policisë. Ministria e Bujqësisë do të marrë 500 milionë lekë shtesë, para që do të shkojnë për skemat e granteve të fermerëve. Më pas renditen Ministri e Arsimit dhe Sportit dhe ajo e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. “Kemi rritur shpenzimet edhe për Ujësjellës – kanalizimet në vlerën 2 miliardë lekë. Do të vijohet të financohet në infrastrukturën qoftë kombëtare qoftë lokale apo rurale”, tha Malaj.

Rishikimi i buxhetit ishte paralajmëruar të ndodhte që në muajin qershor, por u shty për disa muaj. Me këto shtesa të bëra, fondi i ministrisë së bujqësisë arrin në 14.6 miliardë lekë ku fondet e shtuara do të shpërndahen për fermerët. Kjo rritje e fondeve për këtë sektor vjen edhe pas kërkesave të ministrisë me qëllim që të mbulohen me financim të gjithë fermerët.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vazhdon hetimi për Lotarinë Shtetërore në Maqedoninë e Veriut
Next Article SH.A. MEPSO: Përfundoi shpenzimi i papërgjegjëshëm i parave!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?