By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Poshtërimi i të tjerëve nuk të bën më të fortë…
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Life Style > Poshtërimi i të tjerëve nuk të bën më të fortë…
Life Style

Poshtërimi i të tjerëve nuk të bën më të fortë…

admin
Last updated: 02/09/2024 08:06
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Jo të gjithë arrijnë të shkaktojnë një ndryshim në gjendjen e të tjerëve, janë të paktë ata që e kanë guximin dhe vullnetin të bëjnë përpjekje të përmirësojnë gjendjen emocionale dhe shpirtërore të atyre rreth vetes me gjeste të vogla ose të mëdha përmes së njerëzishmes.

Për të kryer këto akte altruizmi është e nevojshme një shtytje e brendshme, nuk është detyrë, por është të vijosh në mënyrë të tillë duke e lejuar rrugëtimin e të tjerëve në mënyrë të natyrshme. Megjithatë, ka edhe nga ata në këtë botë që nuk dinë të “jetojnë duke i lënë të tjerët të qetë në jetën e tyre”.

Këta individë janë në gjendje të bëjnë përpara vetëm nëse dikush tjetër ka mbetur pas, dhe për ta arritur këtë përdorin të gjitha mjetet, mundësitë ose psikologjitë në dispozicion të tyre.

Nëse këta njerëz po bëjnë një jetë të pakënaqshme, në vend që të përpiqen të përmirësojnë veten, ata preferojnë të punojnë fort për t’i keqësuar të tjerët.

Kur, në vend që ta shijojnë një jetesë të privilegjuar, ata nuk janë në gjendje të arrijnë përmbushjen e mjaftueshme nga jeta pa patur dikë për t’i vënë “shqelmin në fyt”, duke u nënvizuar boshllëqet, fatkeqësitë, gabimet, dobësitë, mangësitë dhe defektet.

Poshtërimi është arma e tyre e preferuar, ata e përdorin atë çdo ditë për të helmuar, varrosur dhe për të muruar të gjithë ata që u dalin në shteg, apo në marrëdhënie e punë.

Kur ata vuajnë nga kompleksi i vogëlsisë dhe u jepet pak pushtet apo autoritet, ata abuzojnë me të për t’u siguruar që të tjerët të mbeten të kufizuar në statusin e tyre të pafavorshëm.

Ata gjithashtu mund të ndodhë që ta gjejnë veten në situata realisht të mira, ose të arrijnë objektivea të rëndësishme, por asgjë nuk është e mjaftueshme për shkak se ata në thelb vuajnë nga një kompleks i jashtëzakonshëm i inferioritetit dhe nuk njohin mënyra të tjera të ngritjes perveçse përdorimi i njerëzve të tjerë si shkallë për të hedhur hapat.

E gjithë arroganca, krenaria dhe mburrja janë vetëm fasada e një pakënaqësie të thellë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Për fat të keq për këtë nuk ka kurë, nuk ka shërim, në të vërtetë i vetmi lehtësim është ai që vjen duke u tërbuar me ata që janë më të dobët ose duke i dobësuar që pastaj t’u hapet rruga për t’i poshtëruar.

Por poshtërimi i të tjerëve nuk është kurrë një investim i mençur, kjo do të thotë se u mungon diçka jetike për një qënie njerëzore, që është dhuntia e largpamësisë.

Herët a vonë, gjithë helmi i shpërndarë dhe gjithë ligësia e lëshuar kaq pa kursim, do të kthehen te dërguesi, për ligjin e pakundërshtueshëm të “shkakut dhe pasojës”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nesër është dita për të korrur atë që mbillet sot, kjo është e pashmangshme, kështu që të jetosh duke përdorur poshtërimin për të nxjerrë kënaqësi, ai njeri dënohet me një fund midis mjerimit dhe vetmisë.

Mos e harroni kurrë se… “poshtërimi udhëton gjithmonë me biletën e kthimit në xhep”.

Një jetësë e drejtë nuk duhet të orientohet as nga frika, as nga interesi, por duhet të jetë shprehja e sinqertë e një shpirti të mirë, i cili ndjen kënaqësi kur bëhet shkaktari i gëzimit të tjetrit.

You Might Also Like

Horoskopi 10 tetor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Si të dukeni e bukur pa grim?

Ngjyra e buzëkuqit që e zgjedhni zbulon shumë për personalitetin tuaj

Qëndisja kontribuon në mirëqenien dhe cilësinë e jetës

Shkaqet përse na kthehen ish-partnerët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sa orë gjumë i duhen njeriut për jetë të shëndetshme
Next Article Këto janë ushqimet që duhet t’i hani patjetër në vjeshtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?