By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria fillon zyrtarisht procedurat për futjen e rrjetit 5G
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shqipëria fillon zyrtarisht procedurat për futjen e rrjetit 5G
Shqipëri

Shqipëria fillon zyrtarisht procedurat për futjen e rrjetit 5G

admin
Last updated: 02/09/2024 08:10
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka hapur zyrtarisht garën për frekuencat e para që do të përdoren për teknologjinë e shërbimeve celulare 5G.

Procedura për dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400-3800 MHz parashikon dhënien e pesë të drejtave të përdorimit në këtë brez, përkatësisht dy me një sasi spektri prej 80 MHz dhe tre me një sasi spektri prej 40 MHz.

Për blloqet me sasi spektri prej 80 MHz shuma minimale e ofertave të pjesëmarrësve në garë duhet të jetë 3 milionë e 624 mijë euro. Për blloqet me sasi spektri prej 40 MHz vlera minimale e ofertës duhet të jetë 1 milion e 812 mijë euro.

Në rast se AKEP do të arrijë të japë me sukses në përdorim të gjithë spektrin e disponueshëm të frekuencave, shuma minimale që do të përfitojë buxheti i shtetit nga ky proces llogaritet në afërsisht 12.7 milion euro.

Kriteri i vetëm i vlerësimit për përcaktimin e ofertave fituese do të jetë çmimi i tyre. Rregullorja e tenderit parashikon që çmimi i ofertës mund të paguhet me dy këste, përkatësisht kësti i parë prej 50% brenda shtatë ditëve nga marrja e njoftimit të fituesit dhe kësti i dytë prej 50 % brenda gjashtë muajve nga dhënia e Autorizimit Individual.

Çmimi minimal i përcaktuar në garë është ndjeshëm më i lartë, krahasuar me vendet fqinje. Për shembull, në Kosovë të drejtat e përdorimit për një sasi më të madhe spektri (100 MHz kundrejt 80 Mhz në rastin e Shqipërisë) u dhanë për një çmim rreth 2 milion euro. Në Maqedoninë e Veriut, një e drejtë përdorimi në të njëjtin brez, gjithnjë për një sasi spektri 100 MHz, u dha në përdorim për 3 milion euro.

Çmimi më i lartë mund të argumentohet me numrin më të madh të popullsisë krahazuar me vendet fqinje, megjithëse Censi i fundit tregoi tkurrje të ndjeshme, në 2.4 milion banorë.

Sipas rregullores së garës, një ofertues i vetëm nuk mund të për fitojë më shumë se tre të drejta përdorimi ose 160 MHz sasi spektri në total.

Në teori, procesi krijon hapësira edhe për hyrjen e operatorëve të rinj në tregun celular. Megjithatë, duke pasur parasysh përmasat e vogla të tregut shqiptar dhe investimet e mëdha të nevojshme për ngritjen e rrjeteve, në praktikë shanset për hyrjen e operatorëve të rinj të rrjeteve celulare (MNO) në treg vlerësohen të jenë të vogla.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Afati për paraqitjen e ofertave do të jetë data 17 tetor e këtij viti, datë kur do të bëhet edhe hapja e ofertave të paraqitura. Koha e fillimit të shfrytëzimit të frekuencave do të jetë jo më vonë se 6 muaj nga data e pajisjes me Autorizim Individual.

Kushtet e tenderit kërkojnë një mbulim të 55% të popullsisë me shërbime 5G brenda vitit 2027 dhe 85% të popullsisë brenda vitit 2030. Për sa i përket kushteve të mbulimit të territorit, rregullorja e garës kërkon mbulim me shërbime 5G në brezin e autorizuar (pjesë e spektrit 3.4 GHz – 3.8 GHz), deri në fund të vitit 2025 në portet Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë, Porto Romano, aeroportet e Tiranës, Kukësit dhe Vlorës, zonën industriale Tiranë – Durrës dhe Qendrat Spitalore të Tiranës.

Ndërkohë, afati për shtrirjen e shërbimeve 5G në të gjitha qytetet e Shqipërisë do të jetë viti 2028.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas AKEP, gjenerata e sistemeve celulare 5G në teori mund ta rrisë shpejtësinë e të dhënave të rrjeteve 4G me më shumë se 10 herë, duke përmirësuar teknikat e përdorimit te frekuencave. Megjithatë, po tu referohemi të dhënave nga matjet e operatorëve që kanë implementuar rrjetet 5G në vitet e fundit, ndryshimet në praktikë nuk janë të këtyre përmasave.

Shpejtësia mesatare e shkarkimit të të dhënave në rrjetet 5G është afërsisht dy herë më e lartë krahasuar me rrjetet 4G, por sidoqoftë paraqet ndryshime të mëdha, në varësi të operatorëve.

Kompani të specializuara të matjeve të shpejtësisë së internetit, si për shembull Ookla, e vlerësonin shpejtësinë mesatare të rrjeteve 5G në vitin 2022 në rreth 168 Mbps (megabit për sekondë). Gjithmonë duke iu referuar këtyre matjeve, shpejtësia mesatare për operatorë të veçantë në Europë ka arritur deri afërsisht 600 Mbps.

Këto shpejtësi janë sigurisht më të larta krahasuar me nivelet mesatare të rrjeteve aktuale 4G, por për shumicën e përdoruesve individualë ato nuk sjellin ndryshime të mëdha në eksperiencën e përdorimit të zakonshëm të internetit.

Megjithatë, rrjetet 5G pritet të ofrojnë kapacitete më të mëdha dhe perspektiva më të zgjeruara sidomos në zgjerimin e shërbimeve për bizneset.

Mbulimi optimal me rrjetet e lëvizshme të internetit me brez të gjerë për Shqipërinë është i rëndësishëm, edhe për shkak se vendi ynë është ndër më të prapambeturit në Evropë në mbulimin me rrjete fikse.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pse njerëzit qëndrojnë në marrëdhënie të vështira?
Next Article Drita dhe Ferizaj takohen sot për të përmbyllur xhiron e katërt në Superligën e Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?