By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas Bugatti dhe Mercedes, Porsche zbulon ndërtesën luksoze të banimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Pas Bugatti dhe Mercedes, Porsche zbulon ndërtesën luksoze të banimit
Auto

Pas Bugatti dhe Mercedes, Porsche zbulon ndërtesën luksoze të banimit

admin
Last updated: 05/09/2024 08:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prodhuesit e veturave që i vënë emrin e markës ndërtesave luksoze të banimit nuk është diçka e re – Aston Martin, Bentley, Bugatti dhe Mercedes, të gjithë e kanë bërë këtë.

Këtë shembull po e ndjek edhe Porsche me rrokaqiellin e saj 60 katësh në Miami që përmban një ashensor veturash ku banorët – përfshirë yllin argjentinas të futbollit, Lionel Messi – parkojnë veturat e tyre jashtë apartamenteve.

Muajin e kaluar, prodhuesi gjerman i veturave sportive konfirmoi se shtëpia e tij Porsche Design tani është bashkuar për një tjetër projekt të pasurive të paluajtshme, këtë herë në kryeqytetin tajlandez të Bangkokut.

Në vend të një ashensori, pronarët mund t’i drejtojnë veturat e tyre në vendet e parkimit përmes një spiraleje e cila përbën një pikë qendrore në ndërtesën e madhe.

Bëhet e ditur se ndërtesa po krijohet në bashkëpunim me Ananda Development.

Ndërtimi i kompleksit 95 metra të gjatë është planifikuar të fillojë vitin e ardhshëm dhe të përfundojë deri në vitin 2028, shkrun Mail Online.

Rezidencat që variojnë nga 525 në 1,135 metra katrorë kanë ballkone private të kompletuara me pishinë.

Porsche pretendon se këto njësi do të ‘caktojnë një standard të ri për jetesën luksoze’.

Siç raportohet, më e lira do të kushtojë 15 milionë dollarë ndërsa më e shtrenjta 30.5 milionë.

‘Kurora’ e kuqe LED që ndodhet në majë të ndërtesës i ngjan rrezes së shiritit të dritës së frenimit edhe në modelet aktuale 911.

Brenda, ajo është e dekoruar me materiale me pesë yje me mobilie luksoze të ofruara për të ‘rritur përvojën e shkëlqyer të jetesës’.

Kjo përfshin kuzhina luksoze ‘të frymëzuara teknikisht’ të nivelit më të lartë, me sirtarë me energji elektrike dhe dyer dollapësh, në mënyrë që të mos keni nevojë t’i hapni ato me dorë.

Ka shumë edhe për sa i përket komoditeteve, me një pishinë 25 metra, një qendër fitnesi, një spa, një sallë pritjeje dhe një sallë biznesi.

Natyrisht, nuk mund të mbante emrin Porsche nëse aty nuk do të kishte hapësirë edhe për veturat e pronarëve.

Kjo është arsyeja pse në 21 katet do të ketë një sërë ‘Hapësira pasioni’.

Këto janë garazhe ku banorët mund të ruajnë koleksionet e tyre të dashura automobilistike midis veprave të artit.

Ndryshe, pas kullës së Miamit dhe hotelit të Porsche në Shtutgart në qytetin e saj të lindjes, kulla e Bangkokut do të jetë projekti i tretë i pasurive të paluajtshme – dhe i pari në Azi.

Lutz Meschke, nënkryetar i bordit ekzekutiv në Porsche AG tha: “Kjo kryevepër arkitekturore unike, ekskluzive përshtatet në mënyrë të përkryer me qasjen tonë për të zgjeruar tërheqjen për klientët tanë më të dalluar duke u ofruar atyre përvoja ekskluzive në të gjitha fushat e jetës”.

You Might Also Like

BMW M3 e re me shumë mundësi do të duket kështu

BMW sjell 7 modele të reja në 2026 – lista e plotë

Tregtarët indianë të makinave në alarm – thonë se lufta në Iran do të godasë furnizimet

Ndërtoi veturën më të veçantë në botë – më e ngushtë edhe se karrocat e supermarketit

Bugatti prezanton veturën veçantë “La Perle Rare”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mini Cooper njofton “tërheqjen” e mbi 140 mijë modeleve për shkak të një defekti që mund të shkaktojë zjarr
Next Article PBV-ja shënon rritje prej 2.3% në tremujorin e dytë në RMV

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?