By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti dhe ministrat takojnë kryetarin e Mitrovicës së Veriut, diskutime mbi qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti dhe ministrat takojnë kryetarin e Mitrovicës së Veriut, diskutime mbi qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik
Maqedoni

Kurti dhe ministrat takojnë kryetarin e Mitrovicës së Veriut, diskutime mbi qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik

admin
Last updated: 05/09/2024 11:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mirëpritën sot në një mëngjes pune në Ballkonin e Hapur, kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetaren Katarina Ađançiq, dhe drejtues të drejtorive komunale të kësaj komune.

Në këtë takim, u diskutuan temat kryesore që përfshinin qeverisjen komunale, arritjet dhe sfidat e përballura, si dhe bashkëpunimin me nivelin qendror.

Sipas njoftimit për media thuhet se kryeministri Kurti dhe ministrat Rashiq dhe Krasniqi u informuan mbi punën e drejtorive dhe shërbimeve komunale, investimet në mirëmbajtjen e rrugëve dhe hapësirave publike, dhe bashkëpunimin me agjencitë qendrore.

Drejtorët komunale theksuan progresin në disa fusha, duke përfshirë përgatitjet për legalizimin e objekteve dhe hartimin e planit zhvillimor, krijimin e një databaze për rastet sociale që kërkojnë mbështetje, rekrutimin e stafit të ri profesional, funksionalizimin e zyrës komunale të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve dhe regjistrimin e 89 bizneseve deri tani.

Po ashtu, u përmendën avancimet në intranet dhe digjitalizimin e arkivës, si dhe planet për ofrimin e shërbimeve digjitale përmes e-kioskut.

Në takim, u diskutua gjithashtu për mundësitë e reja të bashkëpunimit, përfshirë projekte ndërmjet komunave në veri të vendit dhe nevojën për mbështetje të Qeverisë për realizimin e këtyre projekteve.

Kurti përgëzoi drejtuesit dhe stafin e Komunës së Mitrovicës së Veriut për përpjekjet e tyre dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e përbërjes multietnike të kabinetit qeverisës dhe bashkëpunimit profesional me ministritë dhe Zyrën e Kryeministrit.

Ai ofroi mbështetje të plotë për kryetarin Atiq dhe nënkryetaren Adançiq në adresimin e kërkesave dhe propozimeve që synojnë zhvillimin ekonomik dhe social të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve për qytetarët.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Papa dhe imami indonezian bëjnë thirrje të përbashkët për paqe, vizitojnë tunelin që lidhë xhaminë me një katedrale katolike
Next Article Mucunski pret ambasadorin e ri të BE-së në RMV: Ballkani Perëndimor sa më shpejtë të integrohet në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?