By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: BDI-ja, 22 vjet në pushtet, e katandisi gjuhën shqipe!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: BDI-ja, 22 vjet në pushtet, e katandisi gjuhën shqipe!
Maqedoni

Taravari: BDI-ja, 22 vjet në pushtet, e katandisi gjuhën shqipe!

admin
Last updated: 05/09/2024 11:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shtator – Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë, ka reaguar pas debateve për gjuhën shqipe pasi u bë e ditur se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve së shpejti do të gjendet nën llupën e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar disa nene për të cilat janë dorëzuar 13 iniciativa.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Taravarit.

Këto kohë ka dalë një debat për një ligj që është tepër sensitiv, si është ai i gjuhëve.

Dihet se në Maqedoni janë ende të freskëta ndasitë etnike, të cilat janë përdorur gjithnjë me sukses diabolik nga parti regresiste.

Nacionalizmi në çdo shkallë të tij është përdorur herë si barut dhe herë si opium për popullin. Ky i fundit, duke dashur me zemër e pastërti gjuhën dhe kombin, është ndezur lehtësisht nga shashkat e partive kinse “patriotike”.

E shkreta tokë dhe e shkreta gjuhë është shfrytëzuar pa mëshirë, pa respekt, nga parti maqedonase por padyshim edhe shqiptare.

Një nga partitë me standart të dyfishtë në këtë drejtim ka qenë dhe është BDI-ja, e cila edhe pse e kishte pushtetin për 22 vjet, e katandisi gjuhën shqipe që në dokumentin më të rëndësishëm të shtetit, të jetë anonime.

E pamësuar në opozitë por sidomos e frikësuar nga ajo që i pret, tani nuk lënë gjë pa përdorur dhe fare kuptueshëm i kanë hipur kalit të patriotizmit.

Nisur nga një pretendim qesharak si është ai Levicës, parti me komplekse inforioriteti, e cila e shfaq haptas këtë punë duke sharë çdo gjë që nuk është maqedonase, BDI-ja po përpiqet ta bëj të madhe e të stërmadhe diskutimin e Ligjit të Gjuhëve.

Duke kërcënuar si në kohë të Kryqëzatave e duke përdorur një gjuhë folkloriste, ata mendojnë se do t’i shpëtojë karta e nacionalizmit.

Është vonë, tepër vonë për makinacione të tilla, pjellë e komplekseve.

BDI-në dhe Levicën i bashkon një gjë:

FRIKA- Levica ka frikë nga gjuhët autoktone kurse BDI-ja ka frikë nga Drejtësia

Gjuha Shqipe bashkë me Shqiptarët është vërtetuar shkencërisht që janë së paku 6 mijë vjet të vjetër dhe po 6 mijë vjet banorë autoktonë të këtyre viseve.

Ky argument i revistës Science do të mjaftonte për t’i mbyllur gojën çdokujt!

Pretendime të tilla qesharake për t’a kthyer kohën prapa, janë dëshmi e qartë e mungesës së argumentit politik.

6 mijë vjet histori janë privilegj për çdo tokë e çdo shtet!

Shqipja është gjuhë autoktone e folur 54 shekuj më parë se ky kontinent u quajt Evropë!

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia gjermane qëllon “të dyshuarin” në afërsi të konsullatës izraelite nw Mynih
Next Article Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?