By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kushtetutshmëria e Ligjit për Gjuhët, Mickoski: Edhe mua më pengon “E Veriut”, por e respektoj Kushtetutën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kushtetutshmëria e Ligjit për Gjuhët, Mickoski: Edhe mua më pengon “E Veriut”, por e respektoj Kushtetutën
Maqedoni

Kushtetutshmëria e Ligjit për Gjuhët, Mickoski: Edhe mua më pengon “E Veriut”, por e respektoj Kushtetutën

admin
Last updated: 05/09/2024 12:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shtator – Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski i pyetur sot rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e Gjuhëve dhe mundësin e destabilizimit të vendit tha se realiteti ndonjëherë është i hidhur dhe se nuk është “tryezë suedeze”, ku mund të marrësh atë që të pëlqen dhe ta lësh atë që nuk të pëlqen.

“Nuk besoj se do të ketë mundësi për destabilizim… Unë jam person që i respektoj ligjet dhe kushtetutën dhe nuk pres që kushdo qoftë që merr pagë dhe shfrytëzon privilegjet e qytetarëve këtu tek ne, të mos i respektoj ligjet e Maqedonisë dhe Kushtetutën e Maqedonisë. Ndoshta edhe mua më paraqet problem diçka që është bërë në të kaluarën me Kushtetutën, dhe sado që të mos pajtohem dhe të jem kundër, siç është përdorimi i mbiemrit “E Veriut”, unë derisa ta ushtroj këtë funksion do të qëndroj para kësaj shenje, sepse nuk dua që në këtë mënyrë ta lëndoj Kushtetutën e Maqedonisë dhe Ligjet e Maqedonisë, kjo është kjo. Ndonjëherë realiteti mund të mos ju pëlqej, por ju duhet ta pranoni atë realitet, në rast se vërtet luftoni për sundimin e së drejtës. Ndonjëherë në jetë gjërat shkojnë ashtu siç ju dëshironi, por ndonjëherë nuk janë ashtu siç ju i dëshironi. Nuk është kjo një tryezë suedeze që të mund të marrim atë që na pëlqen, ajo që nuk na konvenon ta lëmë anësh”, deklaroi Mickoski duke përkujtuar edhe njëherë se ekzistojnë disa struktura të cilat për ta mbrojtur kapitalin e tyre të fituar në mënyrë kriminale janë në gjendje të bëjnë gjithçka përfshi edhe destabilizimin e vendit.

“Ka disa struktura në shoqëri të cilat kanë për qëllim që të mbrojnë kapitalin e tyre të fituar në mënyrë kriminale, që të shkaktojnë incidente dhe shkaktojnë destabilizim, por në rast se kjo ndodhë ne do të reagojmë në mënyrë objektive në drejtim të mbrojtjes së sigurisë së vendit tonë”, u shpreh Mickoski.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona
Next Article Arrestohet një person nga Manastiri, dyshohet për zjarrvënie

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?