By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Punë gjatë pushimeve? Ja si të veproni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Punë gjatë pushimeve? Ja si të veproni
Kuriozitete

Punë gjatë pushimeve? Ja si të veproni

admin
Last updated: 16/09/2024 08:16
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Pushimet janë koha ideale “për të hequr prizën”, por ekuilibri jetë profesionale – jetë personale është i ndryshëm për këdo. Nëse keni qëllim të punoni gjatë pushimeve, kjo është mënyra se si ta bëni.

Pushimet janë menduar si një periudhë për të qëndruar larg punës, por pjesa më e madhe e amerikanëve nuk arrin ta bëjë dot një gjë të tillë. Një studim i faqes së karrierës Glassdoor gjeti se 66% e amerikanëve punojnë gjatë ditëve të pushimeve. Ndërsa sipas kompanisë Randstad US, 53% e punëdhënësve presin që pjesëtarët e ekipit t’u përgjigjen mesazheve gjatë ditëve të pushimeve.

Danna Greenberg, profesore e sjelljes organizative në Babson College, thotë se lundrimi me sukses mes punës dhe jetës private është i ndryshëm për çdo person dhe çështja nëse duhet të punosh ose jo gjatë ditëve të pushimeve nuk duhet parë si e prerë me thikë.

“Kam punuar me disa persona që më kanë thënë se kontrollimi i postës elektronike në një moment të caktuar të ditës i ndihmon të qëndrojnë të informuar rreth çështjeve më të rëndësishme dhe të shmangin stresin e kthimit në punë të hënën në mëngjes me një mal punë për të bërë dhe email-e për të kontrolluar”, thotë ajo.

“Disa njerëz marrin kënaqësi nëse e përdorin një pjesë të kohës së tyre të pushimeve të mendojnë rreth çështjeve të mëdha strategjike, duke lexuar artikuj apo libra që lidhen me punën, apo duke menduar rreth zhvillimit të tyre profesional”.

Kur vendosni të merrni punën në udhëtimin tuaj, Greenberg këshillon t’i bëni vetes tri pyetje.

1.Punoj gjatë pushimeve pasi kam frikë se ekipi apo bashkëpunëtorët e mi nuk do ta bëjnë punën aq mirë kur unë të mos jem? Nëse përgjigjja është “po”, kjo është një kambanë alarmi e mikromenaxhimit dhe nënkupton se ju keni nevojë të ndryshoni mënyrën se si i drejtoni punonjësit tuaj” – thotë ajo.

2.Punoj gjatë pushimeve pasi shefi apo klientët e mi nuk më japin hapësirën e nevojshme për t’u shkëputur nga puna? Nëse përgjigjja është “po” dhe të punuarit gjatë pushimeve krijon stres, atëherë duhet të mendoni se si të rinegocioni apo të ndryshoni pritshmëritë që puna ka rreth gatishmërisë suaj” – thotë ajo.

3.A po ju rrëmben puna gjatë pushimeve mundësitë për t’u çlodhur, për të rifituar energji, për të kaluar kohë me njerëzit e dashur apo për të vizituar vende të reja? “Një pjesë e qëllimit të pushimeve është që na hapin sytë drejt vendeve të reja, njerëzve të rinj, ideve të reja – thotë Greenberg. – Ato i japin mendjes dhe trupit tonë një pauzë dhe mundësinë për t’u kthyer në punë me më shumë energji pozitive. Nëse përgjigjja e kësaj pyetje është “po” atëherë nuk ia vlen t’i merrni pushimet dhe duhet të mendoni të ndryshoni punën apo sasinë e punës që bëni gjatë pushimeve.

ÇFARË LLOJ PUNE MUND TË BËNI

Nëse vendosni të merrni punën gjatë pushimeve, është e nevojshme të dini çfarë lloj pune është më pak e bezdisshme – thotë Michael O’Brien, përgjegjës i ndryshimeve të turneve në kompaninë Peloton Coaching and Consulting.

“Ju duhet të shmangni punën që nuk është urgjente apo e rëndësishme dhe çdo gjë që mund t’ju marrë kohën tuaj”, – thotë ai. “Kjo mund të presë deri në rikthimin tuaj”. Për një ekuilibër më të mirë, është e nevojshme që ju të përcaktoni qëllimet dhe kufijtë para pushimeve tuaja – thotë O’Brien.

Po ashtu është e rëndësishme të dini që pushimet nuk janë antiteza e punës, por janë në vetvete një lloj pune ndryshe”, – thotë Sarah Greenberg, nga BetterUp. “Truri gjatë çlodhjes në të vërtetë është mjaft aktiv, – thotë ajo. – Truri gjatë pushimeve punon vërtet për ne, vetëm se në një mënyrë ndryshe”. Lëreni mendjen të arratiset, mund të jetë e nevojshme për planifikimin e së ardhmes, krijimtarinë, mësimin e gjërave të reja.

ÇFARË LLOJ PUNE NUK DUHET TË BËNI

Megjithatë, disa lloj pune, nuk duhet t’ bëni. “Në mënyrë të pashmangshme do të ketë momente kur të punuarit gjatë pushimeve është në të njëjtën linjë me objektivat tanë të nivelit të lartë”, – thotë Sarah Greenberg. “Nëse do ta përgjithësoja, do t’ju këshilloja shmangni email-in apo çdo mesazh tjetër direkt. ‘Një shprehje thotë se pushimet e mia po shkonin për mrekulli deri sa hapa email-in në ditën e tretë, dhe gjithë stresi i punës u rikthyer’.
Pushimet janë të rëndësishme për mirëqenien tuaj”.

You Might Also Like

Për herë të parë luajti lotari dhe burri fitoi një çmim të majmë

Zbuloni disa nga arsyet për të ngrënë luleshtrydhe sa më shpesh

Brukseli transformohet në galeri çokollatash: Mjeshtërit belgë ekspozojnë vezët gjigante para Pashkëve

Djali qan si të ishte fundi i botës, pastaj befasohet – kur pa një vajzë

Kolonia më e madhe e koraleve në botë zbulohet pranë brigjeve australiane nga nënë e bijë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrezarta Krasniqi: Mobilizim i jashtëzakonshëm i mërgatës për fitoren e madhe të LDK-së
Next Article 22 shenja që ti je i suksesshëm, pa e ditur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?