By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pirja e çajit shumë të nxehtë dyfishon rrezikun e prekjes nga kanceri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Pirja e çajit shumë të nxehtë dyfishon rrezikun e prekjes nga kanceri
Shëndetësi

Pirja e çajit shumë të nxehtë dyfishon rrezikun e prekjes nga kanceri

admin
Last updated: 16/09/2024 08:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shumë njerëz e nisin ditën me një filxhan çaj.

Por që ata që e pinë atë shumë të nxehtë janë më të rrezikuar që të preken nga kanceri i ezofagut, thotë një studim i ri.

Hulumtuesit kanë gjetur se konsumuesit e çajit të cilët duan që pija e tyre të jetë më e ngrohtë se 60 gradë celsius dhe që pinë më shumë se 700 mililitra çaj brenda ditës – dy filxhanë të mëdhenj – janë më të rrezikuar për 90 përqind që të preken nga ky lloj kanceri.

Kjo vlerë del kur krahasohet me ata që pinë më pak çaj dhe në temperaturë më të ulët, shkruan CNN.

Studimi është kryer në Golestan, një krahinë në verilindje të Iranit dhe si mostër ka 50 mijë njerëz.

“Shumë njerëz e shijojnë pirjen e çajit. Por sipas studimit tonë kur ai është shumë i nxehtë rritet rreziku i prekjes nga kanceri i ezofagut dhe është mirë që para pirjes të pritet që pijes t’i bjerë pak temperatura”, ka thënë Dr. Farhad Islami, nga “American Cancer Society” që është prijës i studimit.

Edhe hulumtimet paraprake kanë gjetur një lidhje në mes të pirjes së çajit të nxehtë dhe kancerit të ezofagut. Por studimi i tanishëm – i publikuar të mërkurën – është i pari që përcakton një temperaturë specifike.

Kanceri i ezofagut është kanceri i tetë më i zakonshëm në botë dhe shpesh përfundimi është fatal, ku merr jetën e 400 mijë njerëzve çdo vit.

Ai shkaktohet nga lëndimet e ezofagut nga pirja e duhanit, alkoolit, acidit refleks dhe ndoshta pijeve të nxehta.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ekipi që ka kryer studimin ka përcjell 50 mijë e 45 veta në mes moshës 40 dhe 75 vjet në periudhë kohore dhjetë vjeçare. Nga viti 2004 deri më 2017 hulumtuesit kanë vërejtur 317 raste të reja të prekjes me kancer në ezofag.

Studimi thotë se kishte nevojë për kërkime të mëtejme se pse saktësisht prija e çajit të nxehtë lidhet me rrezikun e lartë të shkaktimit të sëmundjes.

Stephen Evans, profesor në “London School of Hygiene & Tropical Medicine”, ka thënë se më shumë është te nxehtësia sesa lloji i pijes.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Në fakt, gjithçka e nxehtë: Ushqimet që ngrohen në mikrovalë shkaktojnë lëndime në ezofag. Ekziston mundësia që këto trauma të shkaktojnë ndryshimin e qelizave dhe pastaj shkaktohet kanceri”.

You Might Also Like

Mosngrënia e vakteve si ndikon në organizëm?

Kanella bën mrekulli ndaj shumë sëmundjeve

Tharja e rrobave në shtëpi, e dëmshme për shëndetin

Këto ushqime përmirësojnë shëndetin e duhanpirësve

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes, kujdesi që duhet të tregoni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sjelljet e femrave që duhet të ndryshojnë deri në moshën 30-vjeçare
Next Article Limoni ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?