By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti u takua me drejtoreshën e IOM-it, Vesna Bozhinovska Petrushevska
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti u takua me drejtoreshën e IOM-it, Vesna Bozhinovska Petrushevska
Maqedoni

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti u takua me drejtoreshën e IOM-it, Vesna Bozhinovska Petrushevska

admin
Last updated: 16/09/2024 15:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 shtator – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka takuar sot një delegacion të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim – IOM, me seli në Shkup, të përfaqësuar nga Vesna Bozhinovska Petrushevska, drejtoreshë e Zyrës në Shkup dhe Vanja Llazaridis, menaxhere e projekteve të kësaj organizate.

Në takim u bisedua për projektet e IOM-it, të cilat Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i mbështet e që kanë të bëjnë me matjet e cilësisë së ajrit në komunën e Tetovës, dhe në pjesën e përfshirjes së migrimit në Planin Nacional për Përshtatje ndaj Ndryshimeve Klimatike.

Gjatë projektit të parë në Tetovë dhe rrethinat e saj, në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, janë bërë matjet e cilësisë së ajrit përmes sensorëve të vendosur në disa lokacione, të cilat synojnë të japin informacione për ndërlidhjen e cilësisë së ajrit në qytet dhe lëvizshmërisë së njerëzve.

Në takim Mexhiti dhe Petrushevska diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në projekte në kuadër të Instrumentit Financiar të Gjelbër, i cili zbatohet në bashkëpunim me UNDP-në, dhe që kanë të bëjnë me ndërlidhjen e lëvizjeve migratore dhe ndryshimeve klimatike.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) është e pranishme në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1999, ku ofron mbështetje për nevojat humanitare të migrantëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, përmes ndihmës direkte humanitare.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vaksina kundër virusit të Nilit Perëndimor ende ‘vite larg’ ndërsa sëmundja vazhdon e përhapet
Next Article Varfëri, pabarazi dhe korrupsion, gati 14 për qind e shqiptarëve jetojnë në varfëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?