By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konkurs ndërkombëtar për zhvillimin e pronave shtetërore, Kokona: Mes projekteve, ndërtimi i Korpusit të Sigurisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Konkurs ndërkombëtar për zhvillimin e pronave shtetërore, Kokona: Mes projekteve, ndërtimi i Korpusit të Sigurisë
Shqipëri

Konkurs ndërkombëtar për zhvillimin e pronave shtetërore, Kokona: Mes projekteve, ndërtimi i Korpusit të Sigurisë

admin
Last updated: 17/09/2024 10:42
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Në Tiranë u çel sot Konkursi ndërkombëtar, ku 10 studio prestigjioze paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike, ku shteti vendos në dispozicion vetëm pronat publike dhe pa asnjë shpenzim tjetër përfiton mjedise pune dinjitoze

Elira Kokona, Drejtoreshë e Përgjithshme e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), tha se, “zhvillimi i vlerës së pronës shtetërore në interesin më të lartë publik, siguruar kjo në partneritet me institucionet private dhe publike, kombëtare dhe ndërkombëtare të zgjedhur nga gara publike transparente, është politikë kryesore e punës tonë”.

Kokona vuri në dukje rëndësinë projekteve në zhvillimin e këtij sektori, pa të cilat siç tha ajo, “ëndrrat nuk kthehen në realitet”.

Kokona bëri të ditur se, në miratimin në më pak se 9 muaj të akteve ligjore dhe nënligjore, të 2 partneriteteve ndërkombëtare, të një strategjie në proces dhe 25 marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet publike, që janë përfitues direkt, sot jetësojmë dy projektet e para të investimit që do t’i hapin rrugën 3 projekteve investimi që janë ndërtimi i Korpusit të Sigurisë, ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare dhe rijetëzimi i stadiumit “Selman Stërmasi” në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu vijoi ajo, konceptimi i Akademisë së Futbollit, ndërtimi i Qendrës Sportive në Durrës, Ekspo Albania, janë projekte që ndiqen nga Korporata Shqiptare e Investimeve në bashkëpunim me institucionet e linjës.

Gjatë fjalës së saj, Kokona vuri theksin tek forcimi i bashkëpunimit mes një sërë institucionesh për realizimin me efikasitet të plotë të projekteve zhvillimore në shërbim të qytetarëve.

“Konkretisht, tha ajo, bashkëpunojmë me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, Kadastrën, Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Agjencia e Informimit Gjeohapsinor, Agjencia e Trajtimit të Pronave dhe me MEKI-n”.

Kokona tha se, “nëpërmjet një procesi inovativ dhe përvojës së AKPT-së organizuam dy konkurse në një thirrje publike, gjithashtu ndërkombëtare, ku kishim një pjesëmarrje mbresëlënëse me 56 aplikime nga 37 skuadra të ndërtuara nga shumë studio arkitekturore nga më të njohurat në botë, por edhe me partneritet vendas çka na sjell sot në fazën finale të kësaj gare, si shprehja më e mirë e besimit brenda vendit dhe jashtë vendit, për punën tonë që i paraprinë asaj që do të jetë Shqipëria 2030″.

Ajo nënvizoi se, ashtu si kolegët tanë Italianë të Agjencë Shtetërore të Pronave, që kanë në agjendën e tyre menaxhuese 44 mijë m2 prona shtetërore me vlerë mbi 62 miliardë euro, duke u bazuar edhe në modelin austriak, spanjoll dhe grek, edhe AIC nëpërmjet autorizimit që ligjëvënësi, një politikë e re e zhvillimit dhe menaxhimit të pronave shtetërore po ndjek të njëjtën rrugë, e cila ka filluar të japë rezultatet e veta.

Sipas saj, kjo mundësi inovative e zhvillimit të pronës është përqafuar edhe nga pronarë që i janë bashkuar këtij vizioni.

Ajo ftoj këdo që dëshiron t’i japë një vlerë pronës së tij, pavarësisht në është privat apo publike që të marrë pjesë në këtë program dhe është i mirëpritur për të çuar përpara këto projekte që çojnë përpra ekonominë familjare dhe kombëtare.

“Falë këtij vizioni sot 44 mijë m2 pronë shtetërore mund të zhvillohet sipas koncept idesë fituese të kësaj gare, ku 38 mijë m2 janë zyra; 2500m2 salla mbledhjesh ; 10 mijë m2 parkimi dhe biblioteka dhe 1 mijë m2 ambjente për edukimin e fëmjëve. Ku përfitues të drejtëpërdrejtë do të jenë qytetarët që marrin shërbime publike dhe 13 mijë punonjësit e 25 institucioneve shtetërore që do të kenë mjedise pune me standarde dhe kushte komode”, deklaroi Kokona.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Kompleks i madh qeveritar me ambiente të denja për administratën dhe qytetarët
Next Article Lavrov: Lufta në Gaza nuk mund të injorohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?