By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski dhe ambasadori Loson nënshkruan memorandum për zbatimin e fazës së dytë të projektit për koordinimin e aktiviteteve nga anëtarësimi në NATO
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski dhe ambasadori Loson nënshkruan memorandum për zbatimin e fazës së dytë të projektit për koordinimin e aktiviteteve nga anëtarësimi në NATO
Maqedoni

Mucunski dhe ambasadori Loson nënshkruan memorandum për zbatimin e fazës së dytë të projektit për koordinimin e aktiviteteve nga anëtarësimi në NATO

admin
Last updated: 17/09/2024 13:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Methju Loson, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për zbatimin e fazës së dytë të projektit për koordinim efikas ndërdikasterial të aktiviteteve që dalin nga anëtarësimi në NATO.

“Me nënshkrimin e sotëm të memorandumit, ne vazhdojmë bashkëpunimin e rëndësishëm me Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim përforcimin e mëtejshëm të aleancës sonë. Gjithashtu, realizimi i fazës së dytë të projektit do të mundësojë përforcimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve tona dhe do të kontribuojë në ngritjen e mëtutjeshme të vendit si anëtare kredibile e NATO-s”, theksoi ministri Mucunski, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Njëheri, ai theksoi se hapi i tillë paraqet edhe një konfirmim të angazhimeve të dy vendeve për të përforcuar mbrojtjen kolektive dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme të NATO Aleancës.

Ambasadori Loson potencoi se dy vendet janë aleatë dhe partnerë të fuqishëm të NATO-s dhe shprehu kënaqësi për realizimin e projektit që përforcon marrëdhëniet e ndërsjella.

“Jam i kënaqur që ky projekt i përforcon në mënyrë shtesë këto marrëdhënie. Angazhimi jonë i mëparshëm u përqëndrua në ndërtimin e Drejtorisë për NATO në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe formimin e Këshilli Koordinues Kombëtar për NATO-n. Tani do të punojmë së bashku për të zhvilluar struktura të forta ndërqeveritare të NATO-s, që do të përgatisin dhe ndajnë analiza dhe do të ofrojnë mbështetje për vendimmarrësit në nivelet më të larta për çështje me rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë e dy vendeve. Me padurim pres që të vazhdojmë punën që kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin më të gjerë të Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe aleatëve tanë në NATO”, theksoi ambasadori Loson pas nënshkrimit të memorandumit.

Siç kumtuan nga MPJ, projekti është parashikuar të zgjas deri në mars të vitit 2025 dhe përmes udhëzimit të një eksperti rezident, pritet të kontribuojë në pjesëmarrjen e shkathët dhe të lartë kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe ekspertëve civilë në punën e strukturave të NATO-s. Në mënyrë shtesë, ai duhet të avancojë gatishmërinë e përgjithshme të institucioneve tona për të siguruar menaxhim efektiv dhe efikas të roleve politike në fushën e politikës së sigurisë dhe çështjeve të sigurisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPB: Bastisje në Kumanovë, arrestohet shpërnadarësi, gjendet drogë
Next Article Presidentja Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Malit të Zi, Zoran Miljaniq

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?