By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonci: Ekziston rreziku i përsëritjes së rastit “Banjska”, por tashmë kemi shtrirë administratën në veri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonci: Ekziston rreziku i përsëritjes së rastit “Banjska”, por tashmë kemi shtrirë administratën në veri
Maqedoni

Maqedonci: Ekziston rreziku i përsëritjes së rastit “Banjska”, por tashmë kemi shtrirë administratën në veri

admin
Last updated: 20/09/2024 10:37
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund ta përsërisin sulmin terrorist në Kosovë, me synime politike si ai i Banjskës, shtatorin e kaluar.

Maqedonci ka theksuar se grupet terroriste në krye me Milan Radoiçiqin, që kryen sulmin terrorist në Kosovë, enden të lirë, trajnohen e zhvillojnë aktivitete në Serbi.

Por, ministri thekson se në vend janë krijuar kushte për të parandaluar këto rreziqe, marrë parasysh fuqizimin e institucioneve të sigurisë, shtrirjen administrative të vendit në katër komunat veriore e prezencën e shtuar të Policisë së Kosovës më veri.

Maqedonci ka shtuar se së fundi është shtuar edhe numri i trupave të KFOR-it përgjatë vijës kufitare me Serbinë pikërisht për të penguar futjen e grupeve terroriste në Kosovë.

“Duke pasur parasysh shtrirjen administrative të vendit tonë tanimë edhe në katër komunat veriore të vendit tonë, gjithashtu prezencën e shtuar të Policisë së Kosovës në atë pjesë, ndalimin e aktiviteteve të ndryshme ilegale duke përfshirë edhe zyrat ilegale që funksionin në pjesën veriore të vendit tonë; duke pasur parasysh që pas sulmit të 24 shtatorit pjesa më e madhe e grupit që drejtohej nga Radoiçiq janë larguar për në Serbi, normalisht rreziku brenda territorit tonë është zvogëluar. Por gjithmonë mbetet rrezik mundësia që grupe si grupi Radoiçiq, dhe vetë grupi Radoiçiq të zhvillojë ndonjë aktivitet të ngjashëm terrorist me synime politike, gjithmonë i mbështetur nga strukturat në Serbi. Përderisa grupi i Radoiçiqit dhe grupet tjera kriminale dhe terroriste qarkullojnë të lira në Serbia, për më tepër trajnohen dhe zhvillojnë aktivitetet atje, vlerësojmë që prapë mund të ketë rreziqe të ngjashme. Por gjithashtu duhet theksuar edhe fakti që tani më janë krijuar shumë parakushte që kjo të mos ndodh dhe këto parakushte janë krijuar nga institucionet tona, por edhe nga prezenca e shtuar e trupave të KFOR përgjatë vijës kufitare me Serbinë. Kohët e fundit është vërejtur një shtim i numrit të KFOR sidomos në brezin kufitar. Kjo është bërë pikërisht për të penguar futjen grupeve të tilla në Kosovë”, ka thënë ai.

Maqedonci ka thënë se Serbia vazhdon që të ketë qasje hegjemoniste në raport me Kosovën e me vendet e tjera fqinje.

Sipas tij, Serbia vazhdon të mbajë rreth 70% të kapaciteteve të saj ushtarake në jug dhe 48 baza të ushtrisë dhe gjandarmëris serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

“Thelbi i kërcënimit ushtarak të Serbisë është gjithmonë politik, Serbia po vazhdon të ketë qasje hegjemoniste në raport me Kosovën, por edhe me vendet e tjera fqinje. Kjo qasje shpesh po përkthehet në aktivitete të ndryshme si diplomatike, ekonomike të dezinformimit, gjithashtu edhe atyre ushtarake edhe mbështetjes së njësive jo konvencionale dhe grupeve terroriste siç ishte rasti i grupit të Radoiçiqit. Dhe Serbia është duke vazhduar që të mbajë rreth 70 për qind të kapaciteteve të tyre në jugë të territorit të saj dhe 48 baza të përparme të ushtrisë dhe gjandarmëris serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën, por edhe vetë furnizimet me armatime që Serbia po pranon nga vendet e lindjes është një tregues i një qasje agresive të Serbisë në raport me fqinjët”, ka thënë ai.

Maqedonci theksoi se aktivitetet ushtarake të Serbisë, përfshirë blerjen e armëve dhe prodhimin e tyre, janë një kërcenim jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë stabilitetin në Ballkan. Ai e lidh këtë militarizim të Serbisë me mbështetje nga Rusia, duke e cilësuar si një përpjekje për të destabilizuar rajonin dhe penguar integrimin e tij në BE dhe NATO.

Ministri garantoi se Kosova po forcon kapacitetet e saj ushtarake, jo për të sulmuar, por për të mbrojtur integritetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj dhe sipas tij, ky fuqizim ushtarak bënë që të mos ndjejmë frike përballë këtyre kërcënimeve.

“Një pjesë ë këtyre kapaciteteve që ata po blejnë por edhe që po prodhojnë nuk janë kapacitete për mbrojte të territorit siç thirret shpesh presidenti  Vuçiq. Për shembull aeroplanët luftarak, janë kapacitet sulmues, por edhe dronët vetëvrasës që po prodhohen në fabrikat e Serbisë janë kapacitet sulmues. Normalisht që gjithë ky militarizim paraqet kërcenim jo vetëm për Kosovën, por për gjithë stabilitetin në Ballkan. Ky kërcënim vjen edhe si trimërim që Serbia po e merr nga federata Ruse por edhe miqtë e tjerë të saj më qëllim që të destabilizoj Ballkanin dhe të minoj proceset e integrimit të Ballkanit në BE dhe në NATO. Normalisht që vendi ynë si një vend demokratik nuk ka synim të ndërtoj kapacitet ushtarake për të sulmuar  as kënd dhe në këtë aspekt ne jemi duke u fuqizuar, por gjithmonë për të mbrojtur Kosovën, për të mbrojtur integritetin dhe territorin e saj, për të mbrojtur qytetarët tanë, pavarësisht përkatësisë etnike apo religjioze. Ky fuqizim na bënë që më të vërtet të mos ndjejmë frike përballë këtyre kërcënimeve por gjithmonë të jemi të matur dhe të kujdesshëm që ne të zhvillohemi, organizohemi dhe fuqizohemi për nevojat e mbrojtjes së vendit tonë”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nikolloski merr pjesë në takimin e ministrave të Transportit të vendeve anëtare të BE-së
Next Article Osmani ndan fotografi nga New Yorku ku do ta përfaqësojë Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?