By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Është iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë për gjyqtarin Pajaziti, i cili i shqiptoi arrest shtëpiak Blerim Ramadanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Është iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë për gjyqtarin Pajaziti, i cili i shqiptoi arrest shtëpiak Blerim Ramadanit
MaqedoniTOP LAJM

Është iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë për gjyqtarin Pajaziti, i cili i shqiptoi arrest shtëpiak Blerim Ramadanit

admin
Last updated: 20/09/2024 10:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shtator  – Është iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit Pajazit Pajaziti nga Gjykata Themelore Penale Shkup, i cili i shqiptoi, pastaj ia zavendësoi burgun efektiv me arrest shtëpiak ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani, pas së cilës ai u arratis nga shteti, raporton TV Telma.

Sipas burimeve të televizionit, kërkesë për inicimin e procedurës për kryerjen joprofesionale dhe të pakujdesshme të funksionit gjyqësor të Pajazitit ka bërë edhe anëtari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, ndonëse për momentin nuk ka konfirmim zyrtar nga Këshilli për shkak të fshehtësisë të procedurës.

Gjyqtari dhe anëtari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, ishte pjesë e komisionit që Këshilli e themeloi së fundmi për të shqyrtuar vendimet e Gjykatës Penale të Shkupit lidhur me paraburgimin e Ramadanit.

Këshilli Gjyqësor në fillim të këtij muaji miratoi raportin e grupit punues lidhur me vendimet e Penales për paraburgimin e Ramadanit. Raportin Kambovski e elaboroi para kolegëve të tij në Këshill. Lidhur me rastin me Blerim Ramadanin, ai tha se gjyqtari i procedurës paraprake në vendimin për caktimin e arrestit shtëpiak ka dhënë të njëjtat arsye për këtë masë, si edhe më parë kur ka caktuar masën e paraburgimit. Në vendim, siç ka thënë Kambovski, gjyqtari, emri i të cilit nuk është përmendur në seancë, nuk ka përcaktuar mënyrën se si njësitë kompetente sektoriale të MPB-së do ta kryejnë mbikëqyrjen.

Blerim Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia. Ministri serb i policisë, Ivica Daçiq, më 25 korrik, kërkoi nga autoritetet e Shkupit ekstradimin e Ramadanit në Serbi. Çështja e ekstradimit të tij u ngrit edhe gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në Shkup më 31 korrik. Sveçlj tha se Shkupi duhet të vendosë në mënyrë të pavarur, duke akuzuar Serbinë se tenton të prishë marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më 9 gusht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njoftoi se Gjykata Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit të Kosovës, Blerim Ramadani, pasi më 1 gusht ishte zhvendosur që ai të kalon nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Ramadani, sipas mediave kosovare, është shtetasi i tretë i Kosovës si ish-ushtar i UÇK-së, i arrestuar në Maqedoninë e Veriut me urdhër të Serbisë. Gafur Dugoli dhe Tomor Morina janë arrestuar edhe në të kaluarën, por me vendim gjykate janë liruar.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani ndan fotografi nga New Yorku ku do ta përfaqësojë Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së
Next Article ISHP: Për shkak të ndryshimeve klimatike, është e mundur shfaqja e rasteve të reja të etheve të Nilit Perëndimor në RMV

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?