By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përurohet kopshti “Ylberi”në Njësinë 1, Veliaj: Kemi shtuar kopshtet pa ceduar tek cilësia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Përurohet kopshti “Ylberi”në Njësinë 1, Veliaj: Kemi shtuar kopshtet pa ceduar tek cilësia
Shqipëri

Përurohet kopshti “Ylberi”në Njësinë 1, Veliaj: Kemi shtuar kopshtet pa ceduar tek cilësia

admin
Last updated: 20/09/2024 17:16
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Me fillimin e vitit të ri shkollor, kopshti “Ylberi” në Njësinë 1 në Tiranë pret çdo ditë në mjediset e reja rreth 180 fëmijë.

Në përurimin e ndërtesës së re, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky kopësht vijon traditën e kësaj administrate, e cila njihet për transformimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

“Kemi kopshte me ashensorë, me super kuzhina, me ushqime të freskëta, që konsumohen brenda ditës. Këtë standard e kemi traditë në bashki sepse ne nuk ndërtojmë vetëm një ndërtesë, por një komunitet. Pra, nuk është një hapësirë ku sjellim 180 fëmijë gjatë ditës, por një ndërtesë komunitare, ku fëmijët mësojnë aftësitë bazë”, tha Veliaj.

Sipas tij ,”ky shtator ka qenë i jashtëzakonshëm, me hapjen e disa shkollave të reja, por do të vazhdojmë t’i shtojmë kopshtet. E kuptoj padurimin e njerëzve, të cilët kërkojnë të ndërtohen më shumë kopshte. Në 2015 morëm një situatë kur kopshtet ishin të degraduara, kishte më pak se 3 mijë fëmijë. Sot kopshtet tona frekuentohen nga 17 mijë fëmijë. Parimi ka qenë të shtohemi pa lëshuar asgjë te cilësia. Nëse çdo kopësht ka të njëjtën cilësi, kjo na bën të ndihemi krenarë sepse jemi rritur pa ceduar në shërbime”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se do të vijojë hapja e kopshteve të reja në lagjet jashtë qendrës së kryeqytetit. Ai shtoi se në zonat ku bashkia nuk ka prona të vetat, do të marrë hapësira me qira, duke u siguruar që të kenë të njëjtat kushte si kopshtet e tjera në kryeqytet.

“Ne do të sigurohemi që, edhe në disa hapësira të tjera, sidomos në zona si Fresku, lagjja Rilindja, Liqeni i Thatë, të shkojmë me një sistem qiraje, aty ku nuk kemi mundësi të ndërtojmë pronat e bashkisë. Pra, të ketë një hyrje më vete, të ruhet privatësia, të mos ketë komunikim me banorët e pallateve etj. Dua të falenderoj të gjithë prindërit për besimin. E di që e kanë pritur me padurim hapjen e këtij kopshti. Për të gjithë pellgun e Shkozës, dhe gjithë kjo lagje mes Tiranës së zhvilluar dhe një Tiranë në zhvillim e sipër, vetëm ideja që fëmijët mësojnë në një mjedis të sigurt, që hanë shëndetshëm dhe rriten me dashuri, është një shpëtim i madh”, theksoi ai.

Veliaj u ndal edhe te vëmendja për fëmijët me autizëm dhe sindromën down. Ai tha se përveç mësuesve specialë në kopshte, po punohet për ndërtimin e një qendre, e cila do të ndihmojë fëmijët me aftësi të veçanta.

“Ne duam që qendra jonë e re, pranë Ambasadës Amerikane, të kthehet në një qendër të jashtëzakonshme ekselence për të trajtuar jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit. Edhe ata kanë nevojë për terapi, edhe ata kanë nevojë për socializim, edhe ata kanë nevojë për një dorë mbështetëse. Ne do shkojmë nga ky trajtim i pikëzuar, edhe me një qendër ekselence për të trajtuar sindroma të tilla dhe për t’i dhënë këtyre engjëjve një mundësi që të fluturojnë, si gjithë engjëjt e tjerë”, deklaroi ai.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama: Me arsim profesional puna e garantuar, nevoja për staf të kualifikuar alarmante
Next Article Balluku në Budapest: Projekte të përbashkëta në infrastrukturë dhe rrjetin hekurudhor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?