By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vuçiq i shqetësuar nga brohoritjet “Kosova, Kosova” në West Point, e përmend edhe trajnimin e FSK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vuçiq i shqetësuar nga brohoritjet “Kosova, Kosova” në West Point, e përmend edhe trajnimin e FSK-së
Maqedoni

Vuçiq i shqetësuar nga brohoritjet “Kosova, Kosova” në West Point, e përmend edhe trajnimin e FSK-së

admin
Last updated: 23/09/2024 08:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Brohoritjet “Kosova, Kosova” nga ushtarët dhe kadetët amerikanë në West Point, gjatë vizitës së presidentes Vjosa Osmani, nuk i ka pritur mirë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq me të arritur në New York ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, iu drejtua mediave, duke folur për vizitën e Osmanit dhe për Ushtrinë e Kosovës.

Nga atje ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka personel të trajnuar mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Turqia, por shtoi se “nuk e kërcënojnë Ushtrinë e Serbisë”.
Ai iu referua gjithashtu vizitës së kësaj jave të presidentes Vjosa Osmani në akademinë ushtarake West Point në Amerikë, ku ajo deklaroi se atje po trajnohen edhe pjesëtarë të FSK-së

“E patë Vjosa Osmanin dje në West Point, ku ushtarët amerikanë brohorisnin për të dhe thërrisnin ‘Kosova, Kosova, Kosova’, gjë që nuk është e këndshme për ne serbët ta shohim. Por mirë, jemi mësuar me shumë gjëra të tilla. Vetëm qetësi, durim dhe qëndrueshmëri”, tha Vuçiq, shkruan Kossev.

Ai theksoi se jo vetëm SHBA-të, por edhe anglezët dhe turqit po trajnojnë pjesëtarë të FSK-së.

“Ata kanë kuadro të mira, të trajnuara, nuk ka dyshim për këtë. Ne i dimë numrat e saktë, por nuk do të flas për këtë tani. Nuk është diçka që mund të kërcënojë Ushtrinë e Serbisë, por që mund të kërcënojë mbijetesën e serbëve në Kosovë, kjo nuk ka asnjë dyshim”, tha ai.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article NASA fton publikun të dizajnojë teknologjinë e misionit Artemis që do të zbarkojë njerëzit në Hënë
Next Article Thirrje për ndërprerjen e diskriminimit, sot protestohet në Preshevë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?