By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kroati Davor Stier zgjidhet kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kroati Davor Stier zgjidhet kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën
Maqedoni

Kroati Davor Stier zgjidhet kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën

admin
Last updated: 01/10/2024 10:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Eurodeputeti kroat Davor Stier të hënën është zgjedhur kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.

Në deklaratën e tij, Stier ka theksuar se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë perspektivës evropiane të këtyre dy vendeve dhe reformave që do të duhet të zbatohen në rrugën drejt Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.

Si kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian, Stier do të bashkëkryesojë komisionet e përbashkëta parlamentare: Komisionin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim të BE-BeH dhe Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim të BE-Kosovë, raporton AlJazeera, përcjellë Telegrafi.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se si do të punojë për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Paqja, siguria, dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe zbatimi i rendit kushtetues në gjithë territorin e Republikës së Kosovës do të jenë çështje me prioritet në punën e komisioni i përbashkët parlamentar”, tha Stier.

Stier ka shtuar se sfidat gjeopolitike me të cilat ballafaqohet BE-ja kërkojnë një angazhim më të fortë në Evropën Juglindore dhe se në këtë drejtim, stabiliteti dhe siguria në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë janë të një rëndësie vendimtare për të gjithë kontinentin.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xi “i fryn përsëri zjarrit” – zotohet për “ribashkim me Tajvanin” në prag të ditëlindjes së 75-të të Kinës komuniste
Next Article Lumbardh Salihu bëhet nervoz kur pyetet për ndarjen nga Kaderi, e shmang totalisht

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?