By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ia vlen të jetosh”, Koçiu: Kryerje e mamografisë falas pa referim nga mjeku, njësi të lëvizshme në zonat rurale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Ia vlen të jetosh”, Koçiu: Kryerje e mamografisë falas pa referim nga mjeku, njësi të lëvizshme në zonat rurale
Shqipëri

“Ia vlen të jetosh”, Koçiu: Kryerje e mamografisë falas pa referim nga mjeku, njësi të lëvizshme në zonat rurale

admin
Last updated: 01/10/2024 11:42
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, u është drejtuar me një thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të kryejnë mamografinë falas.

Gjatë një interviste televizive, ministrja Koçiu tha se 99% e rasteve që zbulohen në kohë të hershme janë të kurueshme.

“Këtë vit slogani është “Ia vlen të jetosh”. Slogani është zgjedhur si ndërgjegjësim për të rikujtuar të gjitha gjërat e bukura dhe të vlefshme që i japin kuptim jetës duke bërë thirrje për të kthyer sytë nga vetja për të kryer një kontroll. Do të duhet që gjatë muajit tetor, por  jo vetëm, gjatë gjithë muajve të vitit, t’i kthejnë sytë nga vetja, të kujdesemi për veten, të kujdesen për të dashurit e tyre, të kujdesen për motrat, për shoqet dhe t’i marrin përdore për të bërë një ekzaminim, një ekografi, një mamografi të domosdoshme për të shpëtuar jetën e tyre. “Ia vlen të jetosh” është një slogan që të bën të shikosh gjërat e vogla që në jetën e përditshme nuk marrin rëndësi, por janë gjërat e vogla që i japin kuptim jetës. Është dashuria për familjen, është shkëlqimi në sytë e fëmijëve, janë shumë gjëra të vogla të përditshme për të cilat ia vlen të jetohet dhe prandaj slogani është një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat për të kthyer sytë nga vetja dhe për të bërë llogarinë sa shumë gjëra ka në jetë që ia vlen të jetohet”, u shpreh Koçiu.

Ministrja theksoi se ekzaminimi e më pas diagnostikimi i hershëm rrisin mundësinë e suksesit në kurimin e kësaj sëmundje.

“Për fat të keq, është një sëmundje që ka një trend rritës, por ka edhe një lajm të mirë. Pas çdo të keqeje, ka edhe një lajm të mirë. 99% e rasteve të zbuluara hershëm janë totalisht të kurueshme prandaj edhe muaji tetor i dedikohet ndërgjegjësimit pikërisht për të bërë kontrolle dhe për ta kapur hershëm këtë sëmundje. Sa më herët ta kapim, aq më probabilitet ka për ta kuruar suksesshëm”, vijoi ministrja.

Ministrja Koçiu deklaroi sot se “për të ofruar lehtësira për ekzaminimin e kancerit të gjirit në spitale rajonale është hequr sistemi i referimit, pra pa pasur rekomandimin e mjekut të familjes sepse duam të shkurtojmë kohë për t’ju gjendur pranë kujtdo që do të marrë një shërbim. Kemi nisur gjithashtu edhe njoftimet nëpërmjet e-Albania që çdo grua të njoftohet për kryerjen e ekzaminimeve”.

“Në 2023 u kryen 25 mijë mamografi. Në momentin që flasim për kancerin gratë ndërgjegjësohen, por në të përditshmen e tyre gratë e harrojnë veten ndaj ky tetor u dedikohet pikërisht atyre që të kthejnë sytë nga vetja për të thënë që t’i kushtojnë 15 minuta vetes në mënyrë që të sigurosh dhe fitosh betejën me jetën”, tha ajo.

Koçiu u shpreh se, “kemi kohë që kanë ndryshuar dhe fakt është se kontrollet sipas sugjerimeve duhet të nisin më herët. Themi që diagnostikimet duhen pas moshës 40 vjeç, e në fakt mjekët thonë që duhet të nisin që 30 vjeç. Ekzaminimet e ekografisë periodike duhet të bëhen vazhdimisht të paktën një herë në vit”.

Ministrja Koçiu e vuri theksin edhe te mamografitë lëvizëse, që shkojnë në çdo zonë rurale.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ne shkojmë pranë grave në zonat rurale. E rëndësishme është të ndërgjegjësohesh si dhe të kthesh sytë nga vetja. Këto janë gjëra, të cilat i kemi në dorë. Kemi nisur gjithashtu edhe njoftimet nëpërmjet e-Albania që çdo grua të njoftohet për ekzaminimet. Ne jemi aty për të siguruar çdo shërbim për qytetarët”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu tha se, “sa më herët ta kapim sëmundjen, aq më shumë probabilitet ka që të kurohet. Nuk mjafton vetëm tetori, ndaj dhe ndërgjegjësimi duhet të vijojë gjithë vitin”.

Tetori Rozë është muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Gjatë këtij muaji, organizohen fushata për të inkurajuar gratë që të kryejnë kontrolle të rregullta, si mamografia, që ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Simboli kryesor i kësaj fushate është shiriti rozë, i cili përfaqëson mbështetjen dhe solidaritetin me të prekurat nga kjo sëmundje, si dhe angazhimin për parandalim dhe kujdes të vazhdueshëm shëndetësor.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Qëllimi është të rritet numri i ekzaminimeve për kapjen e hershme të kancerit dhe për rritjen e mundësive për një shërim të plotë të gruas. Për të rritur ndërgjegjësimin, përgjatë gjithë muajit tetor, organizohen aktivitete të ndryshme, me pjesëmarrjen edhe të politikaneve, artisteve, gazetareve e të tjera gra me ndikim, të cilat japin mesazhe inkurajuese në mënyrë që kjo nismë të përqafohet nga sa më shumë gra.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hasani në Uashington: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it
Next Article Tetori Rozë, Rama: Mamografi falas për gratë dhe vajzat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?