By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski porosi Ahmetit: Reformoje BDI, do t’ju ndihmojmë të pastroheni nga kriminelët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski porosi Ahmetit: Reformoje BDI, do t’ju ndihmojmë të pastroheni nga kriminelët
Maqedoni

Mickoski porosi Ahmetit: Reformoje BDI, do t’ju ndihmojmë të pastroheni nga kriminelët

admin
Last updated: 06/10/2024 18:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konventën e partisë ka dërguar disa porosi deri te lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

E ka porositur që të reformohet dhe ta pastrojë partinë nga siç thotë, kriminelët dhe për këtë i ka ofruar edhe ndihmën e tij.

Mickoski e ka përmendur edhe Zajazin në Kërçovë dhe shpërnguljen masive me të cilën po përballet ky fshat nga ku vjen Ahmeti.

E ka pyetur se kush mban përgjegjësi dhe ka bërë të ditur se në 20 vitet e fundit, nga vendi janë shpërngulur mbi 100 mijë shqiptarë.

“Do t’i drejtohem edhe Ali Ahmetit, por jo ashtu siç m’u drejtua, jo shumë kohë më parë. Reformo partinë. Një BDI e reformuar është e rëndësishme për atdheun. Pastroni kriminelët nga radhët tuaja, ne do t’ju ndihmojmë për këtë. Më beso ne do t’ju ndihmojmë. Ky është atdheu ynë i përbashkët. E shihni sa shumë shqiptarë shpërngulen çdo ditë? Shtëpitë në Zajazin tënd janë bosh. Në vend që të mbusheni me njerëz, me fqinjët, të afërmit, miqtë tuaj. Në 20 vjet më shumë se 100 mijë shqiptarë emigruan nga vendi. E kujt është përgjegjësia? Nuk kam kohë për përplasje publike dhe për të sulmuar njëri-tjetrin përmes publikut dhe për të nxitur tensionet. Unë kam punë më të zgjuar se kjo. E di që ju shkon të hyni ndonjëherë në konflikte me VMRO-DPMNE-në, por kjo është politikë e përditshme mendjengushtë, kalojeni. Jepni, kontribuoni me projekte, propozime dhe ju premtoj se do të pranojmë gjithçka që do të thotë përparim dhe zhvillim i vendit. Nuk është mirë të nisësh çështjet etnike sa herë që je në opozitë dhe kur je në pushtet të bëhesh parti e gjelbër. Shqiptarët në vend jetojnë keq, është e pamohueshme që disa nga shqiptarët e respektojnë Ahmetin, pse ai është ashtu siç ka qenë në 20 vitet e fundit. Po pse të mos e meritojë respektin edhe nga maqedonasit? U treguat vizionar për disa gjëra, por duhet treguar edhe vizionar përmes projekteve, ideve, konkurrencës së vizioneve. Ju duhet të tregoni se e respektoni Maqedoninë. Pajtoni, ju jeni opozita dhe disa nga bashkëpunëtorët tuaj më të afërt duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që po bënin. Dhe për atë që ata bënë, ekziston një institut që quhet “përgjegjësi”. Unë ju premtova dhe ju premtoj se do t’ju ndihmojmë të pastroni BDI-në nga struktura të tilla kriminale”, tha Mickoski.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Jemi pranë miratimit të vendimit për “One Stop Shop” me Kosovën dhe Shqipërinë
Next Article Shpërthen zjarr në komunën e Tetovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?