By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjekmarkaj takim me Wahlers: KAS, monitorim nga afër të ngjarjeve në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gjekmarkaj takim me Wahlers: KAS, monitorim nga afër të ngjarjeve në Shqipëri
Shqipëri

Gjekmarkaj takim me Wahlers: KAS, monitorim nga afër të ngjarjeve në Shqipëri

admin
Last updated: 08/10/2024 16:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj priti sot në një takim Dr. Gerhard Wahlers, zv.Sekretar i Përgjithshëm i KAS (Fondacioni Konrad Adenhauer pranë CDU-gjeramane), të cilit i shprehu konsideratën për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt demokracisë dhe Evropës.

Gjekmarkaj theksoi në një postim në rrjetet sociale se, personalitetit gjerman i shprehu shqetësimin për rrezikun që i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhbërjen e opozitës.

“I shpjegova gjerësisht arrestin politik të Sali Berishës, Ervin Salianjit dhe të drejtuesve të tjerë të opozitës mbi të cilët tunden prangat duke gjykuar “mëkatet” e tyre në skadencë elektorale si ndihmë e pastër për Edi Ramën dhe pushtetin e tij”, shkroi Gjermarkaj.

Gjithashtu, Gjekmarkaj i shprehu vendosmërinë në emër të PD për të bërë çdo betejë demokratike pa ndalim në emër të ekzistencës së pluralizmit, lirive dhe kundër rikthimit të burgosjeve politike.

“Në Gjermani as mendja më me fantazi nuk do të imagjinonte gjithë lidershipin e opozitës në burg dhe opozitën me gojën, duart dhe këmbët e lidhura në zgjedhje”, theksoi Gjekmarkaj

“I kërkova mikut të shquar dhe Fondacionit KAS të bëhet si deri më tani, zëri i PD në Gjermani dhe Evropë duke u bërë të ditur miqve që para “simpative” zgjedhim ekzistencën, opozitarizmin, përballjen siç qe protesta e djeshme, qëndresën ndaj së keqes si shërbim ndaj Shqipërisë dhe vlerave Evropiane që KAS, institucion që mban emrin e themeluesit të Evropës moderne Konrad Adenhauer përfaqëson. Po ashtu i kërkova shtimin e përfaqësuesve të KAS dhe CDU në monitorimin nga afër të ngjarjeve në Shqipëri”, nënvizoi Gjekmarkaj.

“Burgosja e opozitës dhe liderëve të saj e ka kthyer Shqipërinë në kohë të errëta, liria e tyre e kthen tek e ardhmja”, përfundoi Gjekmarkaj.

You Might Also Like

Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

Rritje e pazakontë e depozitave në euro me 218 mln euro në maj, nga biznesi dhe llogari të tjera

Matura Shtetërore: Publikohen notat e provimit të Lëndës me zgjedhje

Arben Malaj kundër kërkesës së Ballës për mandatin e Koçekut: Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias e mbrojnë deputeten

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shaqiri, Kuzevskës: Tërhiqeni ligjin për “branitellat”, ulemi dhe bashkërisht përpilojmë ligj ku do të përfshihen edhe ish-ushtarët e UÇK-së
Next Article Begaj në samitin e Brdo-Brijunit: Shqipëria, e palëkundur në angazhimin për stabilitet rajonal

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?