By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj në samitin e Brdo-Brijunit: Shqipëria, e palëkundur në angazhimin për stabilitet rajonal
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Begaj në samitin e Brdo-Brijunit: Shqipëria, e palëkundur në angazhimin për stabilitet rajonal
Maqedoni

Begaj në samitin e Brdo-Brijunit: Shqipëria, e palëkundur në angazhimin për stabilitet rajonal

admin
Last updated: 08/10/2024 16:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, që këtë vit u mbajt në qytetin malazez të Tivatit.

Në fokus të këtij samiti ishte forcimi i stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Evropës Juglindore, mbajtja e të rinjve përmes mundësive më të mira, si edhe përshtatja me qëllimet e Planit të Gjelbër Evropian.

Kreu i Shtetit konfirmoi qëndrimin se Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për stabilitetin rajonal dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe se perspektiva e integrimit evropian mbetet në thelb të përpjekjeve tona.

“Bashkimi Evropian duhet të jetë proaktiv në adresimin e nevojave dhe sfidave specifike të Ballkanit Perëndimor”, vlerësoi Presidenti i Republikës në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, duke thekuar se, kjo përfshin përshpejtimin e projekteve infrastrukturore që lidhin rajonin më ngushtë me pjesën tjetër të Evropës, përmirësimin e marrëdhënieve tregtare dhe integrimin e ekonomive rajonale në tregun më të gjerë të BE-së.

Ndërsa theksoi rëndësinë e konferencës së dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të mbahet më 15 tetor për kapitullin e parë të negociatave të anëtarësimit, Presidenti Begaj e vlerësoi atë si një sinjal inkurajues edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës u shpreh se e ardhmja e rajonit tonë është e lidhur ngushtë me të ardhmen e brezave të rinj dhe se sfidat e kohës kërkojnë përpjekje të përbashkëta për të trajtuar në mënyrë efektive çështjen “Brain Drain”.

Edhe për çështje të tjera që ishin në fokus të Samitit të Procesit Brdo-Brijunit, Presidenti i Shqipërisë konfirmoi angazhimin e vendit për agjendën e ndërlidhjes si një nga prioritetet më të larta, si edhe inkurajimin e ekonomive “të gjelbra”.

Krerët e shteteve pjesëmarrëse në këtë samit arritën në një konkluzion të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit dhe ecurinë e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si rruga më premtuese dhe e pazëvendësueshme drejt një Evrope të plotë, të lirë dhe në paqe.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e veprimeve të guximshme për të siguruar stabilitetin afatgjatë dhe krijimi i kushteve për të rinjtë, që ata të mund të qëndrojnë në vendet e tyre.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjekmarkaj takim me Wahlers: KAS, monitorim nga afër të ngjarjeve në Shqipëri
Next Article Maqedonci e pranon krizën me ushqimin në FSK, premton zgjidhje afatgjate: Këtë vit 119 ushtarë u larguan nga forca

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?