By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri i Brendshëm mohon akuzat e opozitës se ka pasur policë me armë në protestën para Kuvendit të Shqipërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ministri i Brendshëm mohon akuzat e opozitës se ka pasur policë me armë në protestën para Kuvendit të Shqipërisë
Shqipëri

Ministri i Brendshëm mohon akuzat e opozitës se ka pasur policë me armë në protestën para Kuvendit të Shqipërisë

admin
Last updated: 18/10/2024 11:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dhuna, djegia, shkatërrimi dhe goditja ndaj punonjësve të policisë nuk do të tolerohet. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, një ditë pas dhunës së opozitës në parlament dhe akuzave se policia nxori armën ndaj deputetëve demokratë.

Ministri mohoi nxjerrjen e armës nga Policia, sikurse deklaroi zyrtarisht edhe policia një ditë më parë, ndërsa shprehu keqardhje për deputetë që dhunuan punonjësit e policisë dhe të gardës.

“Keqardhje për deputetë e opozitës të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe gardës që ishin atje për të ushtruar detyrën. E drejta e tubimit do të garantohet gjithmonë nga policia, kurse e drejta e dhunës, djegies, shkatërrimit, goditjes së punonjësve të policisë nuk do të tolerohet. Në deklaratën e policisë së shtetit është shprehur qartë që nuk ka pasur asnjë tentativë të nxjerrjes së armëve nga ana e punonjësve të policisë. Në ligjin për tubimet është përcaktuar rasti i përdorimit të armëve të zjarrit. Forcat e policisë së shtetit nuk kanë pasur dhe nuk kanë qenë të pajisur me armë zjarri”, u shpreh ministri për mediat.

Sipas tij forma dhe mënyra e intimidimit dhe imponimit të kësaj mazhorance me mjete shkatërruese e djegëse nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e demokracisë.

“Sulmi i deputetëve ndaj policisë e gardës në prag të marrjes të anëtarësimit ën BE nuk është io pranueshëm, sepse forcat e policisë dhe garda janë atje për të mbrojtur institucionet kushtetuese. Forcat e policisë së shtetit që kanë qenë të planizuar me shërbim kanë qenë atje për të bërë detyrën dhe mbrojtjen e insitucioneve. Ndjej shumë keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe imponimit të kësaj mazhorance me mjete shkatërruese e djegëse nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e demokracisë”.

Ministri theksoi se “mosbindja civile është një term që po keqpërdoret. Punonjësit e policisë janë atje për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike. Asnjë kapërcim tjetër nuk do të lejohet në kuadër të mbrojtjes së institucioneve dhe kushtetutës”.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zidane refuzoi transferimin e Neymarit pasi mësoi se ai nuk mund të luante me yllin e Real Madridit
Next Article Policia e Tetovës me kontrolle kundër transportuesve publik pa licencë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?