By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Mos hesht” – MPB shënon 18 tetorin, ditën e BE-së kundër trafikimit me njerëz
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Mos hesht” – MPB shënon 18 tetorin, ditën e BE-së kundër trafikimit me njerëz
Maqedoni

“Mos hesht” – MPB shënon 18 tetorin, ditën e BE-së kundër trafikimit me njerëz

admin
Last updated: 18/10/2024 14:48
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme ka shënuar sot 18 Tetorin, ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ku këtë vit në fokus do të jetë ndërgjegjësimi, identifikimi dhe trajtimi i fëmijëve në situatë rruge, atyre lëmoshëkërkues dhe fëmijëve që braktisin shkollën.

Ky aktivitet u hap nga Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz, Zëvendësministri i MPB-së,  Blerim Gashani.

Në fillim të fjalës së tij, zëvendësministri Gashani theksoi se trafikimi me njerëz është një nga shkeljet më të rënda të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Trafikantët qenien njerëzore e shndërrojnë në mall dhe ndryshe trafikimi njihet edhe si skllavëri e shekullit XXI. Dhe, nga kjo dukuri nuk ka shpëtuar pa u prekur edhe vendi ynë Kosova, marrë parasysh edhe tranzicionin që ka kaluar.

“Andaj, institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar përkushtim për të mbrojtur vlerat më elementare të të drejtave të njeriut dhe kanë marrë masat e nevojshme në përputhshmëri me konventat dhe direktivat ndërkombëtare”, theksoi Gashani.

Zëvendësministri Gashani vuri në pah se në nivel të koordinimit ndërinstitucional, Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Koordinatorit Kombëtar, koordinon aktivitete në zbatim të strategjisë kombëtare kundër trafikimit me njerëz 2022-2026. Po ashtu, janë hartuar disa nisma ligjore, për të cilat në Raportin e Progresit thuhet: “Legjislacioni për trafikimin e qenieve njerëzore është në përputhje të plotë me Asquis Communitaire përkatëse të Bashkimit Evropian”.

“Për luftimin me sukses të trafikimit me njerëz kërkohet bashkëpunim i ngushtë ndërinstitucional duke përfshirë edhe organizatat joqeveritare dhe organizatat apo institucionet tjera ndërkombëtare, të cilat në një formë apo tjetër po japin kontributin e tyre në parandalim dhe mbrojtje të viktimave, e të cilat janë edhe pjesë e Autoritetit Kombëtar. Prandaj, më lejoni që për kontributin e tyre të shpreh mirënjohjen time si Koordinator”, theksoi Gashani.

Në fund të fjalës së tij, Zëvendësministri Gashani, theksoi se sot po shënohet 18 Tetori, që është Dita e Evropës Kundër Trafikimit me Njerëzore dhe po e hapim fushatën e ndërgjegjësimit kundër kësaj dukurie, por kjo nuk nënkupton se aktivitetet e puna e institucioneve të Republikës së Kosovës po fillojnë sot e do të mbyllen pas një muaji. Institucionet e Republikës së Kosovës vazhdimisht kanë kryer, po kryejnë e do të vazhdojnë edhe më fuqishëm të kryejnë aktivitete dhe të marrin masa për çrrënjosjen e kësaj dukurie.

“Lufta kundër trafikimit me njerëz, veçanërisht shfrytëzimit të fëmijëve, kërkon një përpjekje të përbashkët nga të gjitha sektorët e shoqërisë. Duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional, mund të mbrojmë individët e cenueshëm dhe të sigurojmë që drejtësia të vihet në vend”.

Nën sloganin “Mos HESHT”, të gjitha institucionet dhe organizatat partnere brenda Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz, do të zhvillojnë shumë aktivitete, me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit e parandalimit të kësaj dukurie, por edhe mbrojtjes e rehabilitimit të viktimave, me theks të veçantë të fëmijëve në situatë rruge, atyre lëmoshëkërkues dhe fëmijëve që kanë braktisur shkollën.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Grupi i PD padit sërish në SPAK Belinda Ballukun
Next Article Mexhiti-Gjeka: Anëtarësimi i RMV-së dhe Malit të Zi në BE është prioritet i dy qeverive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?