By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ngrënia e thonjve, jo vetëm një vesi i keq por edhe një nxitës infeksionesh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Ngrënia e thonjve, jo vetëm një vesi i keq por edhe një nxitës infeksionesh
Kuriozitete

Ngrënia e thonjve, jo vetëm një vesi i keq por edhe një nxitës infeksionesh

admin
Last updated: 25/10/2024 22:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Çdo njeri në këtë planet e ka nga një ves apo zakon të keq, e këtu nuk po flasim për probleme si bixhozi apo duhanpirja.

Në veset e këqija përfshihen edhe sjellje të caktuara kundrejt trupit ose zonave të caktuara të tij.

Bëhet fjalë për shkuljen e kutikulave të thonjve, ngacmimin e lëkurës së buzëve, ngacmimin e puçrave, plagëve në lëkurë apo ngrënien e thonjve,

Sipas të dhënave 30% e njerëzve në botë i hanë thonjtë, madje edhe pa vetëdije.

Kjo gjë dëmton lëkurën dhe thonjtë por shkakton dëmtime edhe tek dhëmbët dhe mund të nxisë infeksionet.

Mbajini thonjtë e shkurtër ose përdorni produkte speciale që tu japë thonjve një shije të hidhur.

Ngrënia e thonjve, vesi i keq që nxit infeksionet

Studimet thonë se ngrënia e thonjve është më e përhapur tek fëmijët por jo ekskluzivitet i kësaj grupmoshe.

Në mesin e të rriturve, ky ves shfaqet në të tridhjetat.

Pavarësisht moshës, arsyet e mëposhtme janë të vlefshme dhe duhet t’iu nxisin që ta lini këtë ves sa më parë.

Bashkë me thonjtë vijnë bakteret

Njerëzit që kafshojnë ose hanë thonjtë janë më të prirur të vuajnë nga infeksionet në stomak apo e ftohura.

Arsyeja është e thjeshtë: thonjtë mbledhin qindra mijëra baktere, nga më të këqijat, të cilat më pas transferohen direkt në gojë, duke rritur rrezikun e infeksioneve apo sëmundjeve nga më të ndryshmet.

Në kohët aktuale, ngrënia e thonjve është më e rrezikshme se kurrë.

Infeksionet në lëkurë

Shkulja e kutikulave apo kafshimi i thonjvve mund të shkaktojë infeksione nga më të rrezikshmet në lëkurë.

Çarjet e vogla në lëkurë përbëjnë strehën ideale të baktereve, të cilat mund të depërtojnë edhe në shtresat më të thella të lëkurës.

Mishrat e dhëmbëve

Sikur të mos mjaftonin dy arsyet e mësipërme, ekspertët thonë se ky ves mund të shkaktojë dëmë në enamelin e dhëmbëve.

Ka pasur raste kur njerëz me ves të tillë kanë zhvendosur nofullën.

Ky ves është tepër i dëmshëm sepse nxit infeksione të ndryshme në mishrat e dhëmbëve.

Si të hiqni dorë nga vesi i ngrënies së thonjve

Strategjia e parë është që të jeni të vëmendshëm ndaj emocioneve që ju nxisin të kryeni këtë veprim.

E bëni nga mërzia apo trishtimi?

Nëse jeni prezentë në moment dhe të vëmendshëm, mundet që thjesht të ndaloni ose t’i mbani duart të zëna.

Ju mund të mbani një topth të vogël në duar ose të përtypni çamçakëz që të frenoheni nga kjo dëshirë.

Një alternativë tjetër është t’i lyeni thonjtë me llak.

Shija e tij do të jetë aq e keqe sa do ju pështiroset edhe vesi i keq.

You Might Also Like

Për herë të parë luajti lotari dhe burri fitoi një çmim të majmë

Zbuloni disa nga arsyet për të ngrënë luleshtrydhe sa më shpesh

Brukseli transformohet në galeri çokollatash: Mjeshtërit belgë ekspozojnë vezët gjigante para Pashkëve

Djali qan si të ishte fundi i botës, pastaj befasohet – kur pa një vajzë

Kolonia më e madhe e koraleve në botë zbulohet pranë brigjeve australiane nga nënë e bijë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rusia shtoi dezinforimimin mbi masat pas urganëve për të nxitur përçarje mes amerikanëve
Next Article Izet Mexhiti: NUK KA QEVERI PA VLEN-in

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?