By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski e ka lexuar letrën e Ahmetit, thotë se ka ikur koha kur politikanët mund të ndikojnë te gjykatësit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski e ka lexuar letrën e Ahmetit, thotë se ka ikur koha kur politikanët mund të ndikojnë te gjykatësit
Maqedoni

Mickoski e ka lexuar letrën e Ahmetit, thotë se ka ikur koha kur politikanët mund të ndikojnë te gjykatësit

admin
Last updated: 29/10/2024 11:48
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 tetor – Kryeministri Hristijan Mickoski sot tha se e ka pranuar dhe lexuar letrën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në lidhje me “vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre në kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit”.

“E mora letrën, e lexova. Letrën do ta ndaja në dy pjesë, pjesa e parë është një pasqyrë gjeostrategjike e situatës në rajon, përfshirë Lindjen e Mesme dhe Ukrainën, ndërsa pjesa e dytë është akuzë ndaj gjykatësve kushtetues të zgjedhur nga ana e LSDM-së dhe BDI-së se zbatojnë programin e VMRO-DPMNE-së. Nuk e kam ditur se këta gjyqtarë të zgjedhur nga shumica mes LSDM-së dhe BDI-së kanë zbatuar programin e VMRO-DPMNE-së, se është i shqetësuar për çështjen lidhur me ligjin për gjuhët dhe se kam ndërhyrë te gjykatësit kushtetues të zgjedhur nga LSDM dhe BDI që të kenë kujdes se çfarë bëjnë, sepse në këtë mënyrë mund ta destabilizojnë shtetin. Kjo është letra, publiku le të vlerësojë nëse meriton koment”, ka thënë Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para konferencës së “Blumberg Adria”.

Sipas tij, ka ikur koha kur politikanët mund të ndikojnë në vendimet e gjykatësve dhe prokurorëve.

“Unë e kuptoj që BDI është ende në atë perimetër përmes së cilës shohin, mendojnë se në atë mënyrë duhet të funksionojmë ne si shtet, nuk mendoj kështu dhe nuk më bjen ndërmend çfarëdo komunikimi me gjykatës kushtetues apo ndonjë gjykatës dhe prokuror që janë zgjedhur nga shumica LSDM dhe BDI. Sepse ata të njëjtët e sollën rejtingun e sistemit të drejtësisë në përqindje njëshifrore”, ka thënë Mickoski.

Ai ka thënë se gjatë fundjavës ka realizuar takim me ekspertin e drejtësisë, Branko Horvatin.

“Tashmë kam realizuar takim me ekspertin evropian në kabinetin tim gjatë fundjavës, ai është Branko Horvatin që punon në një projekt të financuar nga BE-ja në Mal të Zi ku mora shumë ide cilësore në sferën e reformave në drejtësi dhe gjatë javës së ardhshme pres që të kemi një takim me ministrin dhe njerëzit që tashmë janë pjesë e kësaj pune dhe të fillojmë punën. Së pari të fillojmë me Këshillin gjyqësor, pastaj me Këshillin e Prokurorëve publik, deri në atë moment derisa ta çlirojmë gjyqësorin dhe prokurorinë nga ‘kthetrat’ partiake të BDI-së dhe LSDM-së”, ka thënë Mickoski.

Ndryshe, siç bëri të ditur dje BDI, letra e Ahmetit është përgjigje ndaj sfidave serioze me të cilat përballet Maqedonia e Veriut në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm gjeopolitik, kur çdo tension i ri mund të ketë pasoja negative për marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin e brendshëm shtetëror. Ahmeti në letër thekson se vendimet për heqjen e mekanizmave mbrojtës për komunitetet dhe ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve jo vetëm që janë politikisht të diskutueshme, por janë shumë të rrezikshme dhe të dëmshme për përparimin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Do ta mbrojmë standardin e qytetarëve edhe pas përfundimit të shportës së vjeshtës, premton Mickoski
Next Article Hasani: Të përshpejtojmë axhendën e reformave që të afrojmë anëtarësimin në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?